Ish-ambasadori britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve

Ish-ambasadori britanik në Beograd mbron idenë e shkëmbimit të territoreve

Ish-ambasadori britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, e mbron idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur krahasuar me rrezikun që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të mbeten të pazgjidhura. Roberts ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd në vitet ’90, ndërsa më […]

Ish-ambasadori britanik në ish-Jugosllavi, Ivor Roberts, e mbron idenë e shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Ai thotë se kjo do të ishte zgjidhja e duhur krahasuar me rrezikun që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të mbeten të pazgjidhura.

Roberts ka shërbyer si ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd në vitet ’90, ndërsa më pas ka përfaqësuar interesat e vendit të tij në Irlandë dhe Itali.<

Në një shkrim për numrin e kësaj jave të revistës “Tablet”, Roberts shprehet se ajo që kanë propozuar Thaçi e Vuçiç do të bënte realitet një marrëveshje historike paqeje.

Roberts thotë se është i gabuar kundërshtimi i idesë së ndryshimit të kufijve duke marrë si referencë Aktin Final të Helsinkit i vitit 1975 për moscenimin e kufijve, pasi ajo që parashikonte kjo marrëveshje ishte paprekshmëria e kufijve pa pëlqimin e ndërsjellë për ndryshim.

Ish-ambasadori thotë se alternativa për një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës mbetet pezull dhe mban të ngrirë një konflikt që e lë Kosovën jashtë OKB-së dhe Serbinë jashtë BE-së për një kohë të gjatë.

E vërteta është se nuk ka rrugë pa rreziqe, dhe bllokimi aktual nuk është pa rrezik. Nuk e shoh të gabuar i lejojnë të dy vendet të zgjidhin dallimet e tyre sipas kushteve të dakorduara reciprokisht”, shkruan ai.

Roberts është i njohur për qëndrimet e tij të drejtpërdrejta, pavarësisht se ka qenë për vite me radhë diplomat karriere. Ai mori shtetësinë irlandeze në shenjë proteste ndaj vendimit të Britanisë për tu larguar nga BE-ja.

Në një shkrim për “The Guardian” në prill të këtij viti, Roberts kritikoi Perëndimin, SHBA-të dhe BE-në, të cilat sipas tij kanë qenë pak të pranishme në ish-Jugosllavi dhe i kanë krijuar Rusisë mundësinë për të depërtuar në rajon. /BalkanInsight-TemA TV

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?