Isa Mustafa thotë që Brukseli e Washingtoni e panë se Qeveria e Kosovës është e dobët

Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit në kuvend, ku mazhoranca dështoi t’i bënte numrat për të votuar ekipin negociator të propozuar nga Qeveria, shkruan Periskopi. Mustafa ka thënë që dita e sotme ishte e vështirë për […]
Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me zhvillimet e fundit në kuvend, ku mazhoranca dështoi t’i bënte numrat për të votuar ekipin negociator të propozuar nga Qeveria, shkruan Periskopi.
Mustafa ka thënë që dita e sotme ishte e vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ai shtoi se Brukseli dhe Washingtoni e panë që mazhoranca në fakt nuk është mazhorancë, në mungesë të numrave.
Ish kryetari i Prishtinës ka deklaruar se nuk mund të ndodh dialog përmbajtësor, serioz e në interes të vendit pa një pozitë dhe një opozitë të fortë.
Ky është reagimi i plotë i Mustafës në Facebook: “Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend.
Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për dialog serioz dhe të përgjegjshëm. Jo manipulime për ta ruajtur pushtetin”/Periskopi












