Isa Mustafa: Thaçi e ka një zor. Është shumë joracional

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, iu kundërpërgjigj ehe deklaratës së presidentit Hashim Thaçi se Mustafa e Albin Kurti po bëjnë thirrje për luftë. “Thaçi e ka një zor sepse nuk është fare racional kur e thotë këtë. Unë pres që presidenti i vendit të jetë shumë racional në vlerësime edhe në adresimet e tij. Serbisë […]
“Thaçi e ka një zor sepse nuk është fare racional kur e thotë këtë. Unë pres që presidenti i vendit të jetë shumë racional në vlerësime edhe në adresimet e tij. Serbisë i shpallë luftë ai që dëshiron t’ia marrë një pjesë të territorit. As unë e as Albin Kurti s’po themi se do t’i marrim Serbisë një pjesë të territorit. Ne po themi se as nuk do t’i japim e as t’i marrim”, u përgjigj Mustafa.
“Në qoftë se dikush ka hy në pazar që të jap një pjesë të territorit është çështje e tij nuk është çështje as e imja as e Albin Kurtit”, shtoi tutje ai.
Javës që shkoi, presidenti Hashim Thaçi ka kritikuar opozitën duke thënë se po duan të nisin luftë me Serbinë, duke i quajtur zëra joperëndimorë ata që thonë se po kërkohet shkëmbim territoresh dhe korrigjim kufijsh.












