Isa Mustafa takim lamtumirës me Greg Delawie

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie. Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës. Kryetari Mustafa dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për çështje […]
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, priti sot në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin e madh të tij dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të qeverisë dhe popullit amerikan në shtetndërtimin e Kosovës.
Kryetari Mustafa dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për çështje tjera aktuale, me rëndësi për Kosovën dhe rolin e SHBA-ve.












