Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij përfaqësuesit e Luginës: LDK kundër korrigjimt

Isa Mustafa pret në shtëpinë e tij përfaqësuesit e Luginës: LDK kundër korrigjimt

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot për vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës. Vizitën e tyre e ka bërë të ditur vet Mustafa ndërsa ka theksuar se pjesë e këtij takimi ishte edhe Lutfi Haziri. Sipas Mustafës, pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, LDK […]

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherit kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka pritur sot për vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Vizitën e tyre e ka bërë të ditur vet Mustafa ndërsa ka theksuar se pjesë e këtij takimi ishte edhe Lutfi Haziri.

Sipas Mustafës, pavarësisht problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, rrezikon që të vihet në tryezë shtetësia e Kosovës.

Postimi i plotë:

Kisha nderin që sot, së bashku me z. Lutfi Haziri, ti pres në shtëpinë time në vizitë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi, znj. Ardita Sinani dhe deputetin Fatmir Hasani. U interesuan për gjendje e rehabilitimit tim shëndetësor si dhe për proceset aktuale sidomos për pikëpamjet e LDK-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës më njoftuan për përkeqësimin e vazhdueshëm të pozitës së shqiptarëve atje, për shpopullimin dhe shpërnguljen e madhe të tyre dhe interesin për ardhmërinë e kësaj Lugine në perspektivën e marrëveshjes përfundimtare Kosovë Serbi.

Duke shfaqë brengën time dhe të LDK-së për gjendjen aktuale por edhe interesimin e përhershëm të LDK-së për shqiptarët në Luginën e Preshevës, i njoftova se LDK konsideron se korrigjimi i kufijve, në situatën kur Serbia nuk i njeh kufijtë aktual të Kosovës dhe hapja e çështjeve të integritetit territorial, jo vetëm që janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës dhe Deklaratën e shpalljes së Pavarësisë por rrezikojnë që të vejmë në tryezë shtetësinë e Kosovës.

Se për dialog me Serbinë duhet të kemi një proces të përgatitur, të diskutuar ndërmjet veti, të matur mirë, gjithëpërfshirës si dhe përfaqësim me legjitimitet politik e kushtetues. Ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet e përkushtuar për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe do të intensifikoj komunikimin me ta në të gjitha fazat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?