Isa Mustafa flet për gjendjen shëndetësore të tij: Kam nevojë për shumë pushim

Ish-kryeministri i vendit, njëherësh i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për një kohë të gjatë qëndroi larg skenës politike. Ai u kthye duke u vënë në funksionet e tij brenda partisë. E në një intervistë për Epokën e Re, Mustafa ka deklaruar se skenës politike i është kthyer pjesërisht. “Pjesërisht i jam kthyer skenës […]
Ish-kryeministri i vendit, njëherësh i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për një kohë të gjatë qëndroi larg skenës politike.
Ai u kthye duke u vënë në funksionet e tij brenda partisë.
E në një intervistë për Epokën e Re, Mustafa ka deklaruar se skenës politike i është kthyer pjesërisht.
“Pjesërisht i jam kthyer skenës politike. Kam nevojë edhe një kohë për pushim më të madh dhe për rehabilitim. Po bashkërendis punët me përkrahje të madhe të bashkëpunëtorëve të mi”, ka thënë Mustafa.












