INSTAT: Rritja e prodhimit bujqësor vendas solli rënie të çmimeve

INSTAT: Rritja e prodhimit bujqësor vendas solli rënie të çmimeve

INSTAT publikoi për herë të parë Indeksin e Çmimeve në Bujqësi (IÇB), të shtrirë me vit bazë 2015 deri në 2017. Referuar statistikave rritja e prodhimit bujqësor vendas ka ndikuar në ulen e çmimeve për këto produkte në tregjet e vendit, ku dominojnë rrethet Lushnje, Fier, Berat etj, që janë edhe zonat me potencialin më […]

INSTAT publikoi për herë të parë Indeksin e Çmimeve në Bujqësi (IÇB), të shtrirë me vit bazë 2015 deri në 2017.

Referuar statistikave rritja e prodhimit bujqësor vendas ka ndikuar në ulen e çmimeve për këto produkte në tregjet e vendit, ku dominojnë rrethet Lushnje, Fier, Berat etj, që janë edhe zonat me potencialin më të lartë të prodhimit bujqësor.

Indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore në vitin 2017 shënoi një rënie me 0,7 % krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2017, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore shënoi rënie me 0,9 %, dhe indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale, shënoi rënie me 0,4 %, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave të publikuara sot rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar, çmimet e grupit “Bimë industriale” me 22,25 %. Çmimet e grupit “Perime” janë rritur me 0,01 pikë përqindje. Gjithashtu çmimet e grupeve “Mish peshë e gjallë”, janë rritur me 2,65 pikë përqindje dhe “Drufrutorët” me 0,23 pikë përqindje.

Grupi i “Drithërave” ka shënuar një rënie me 11,62 %. Çmimet e grupit “Bimë foragjere” kanë rënë me 7,06 %. Çmimet e grupit “Patate” kanë rënë me 8,38 %. Çmimet e grupit “Qumësht dhe produkte të tjera blegtorale” kanë shënuar një rënie me 2,59 %.

INSTAT sqaroi se, indeksi i çmimeve të prodhimeve bujqësore mat ndryshimet e çmimeve të produkteve bujqësore në nivel vendi dhe mundëson krahasimin e tyre me shtetet e tjera, shkruan “monitor”.

Këto të dhëna japin informacion mbi ecurinë e çmimeve për prodhimet bimore, prodhimet e blegtorisë dhe produkteve të tjera blegtorale gjatë një periudhe të caktuar kohe. indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten duke përdorur “çmimet e prodhimit”, të grumbulluara në ferma, duke përjashtuar taksat./ATSH/

Burimi i të dhënave është Anketa Mujore e Çmimeve të Produkteve Bujqësore. Në vitin 2017, indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bujqësore (2015=100) arriti në 99,2, nga 99,9 që ishte në 2016.

Indekset e çmimeve të prodhimeve bujqësore llogariten bazuar në standardet dhe rregullat të përshkuar në Manualin e Çmimeve të Produkteve Bujqësore të Eurostat. Mbledhja e të dhënave kryet pranë fermave, tregjeve të gjësë së gjallë, tregjet e shumicës dhe vende të tjera ku prodhimet bujqësore mund të grumbullohen. informacioni merret vetëm për çmimet në nivel ferme për produktet vendase, duke përjashtuar taksat. Ato janë llogaritur në Lek, kurse njësitë matëse janë në: kg, litër dhe copë.

Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të produkteve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe ato blegtorale. Për prodhimet bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë industrial, bimë foragjere, perime, patate dhe drufrutorët. Për prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe për prodhimet blegtorale. Çmimet grumbullohen për katër kategori kryesore të kafshëve: gjedhi, të imta, derra dhe shpendë. Për prodhimet blegtorale, çmimet janë grumbulluar për kategoritë: qumësht, vezë dhe mjaltë

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?