Inati i Vetëvendosjes me PSD’në – E përjashton edhe nga bashkëpunimi opozitar kundër Thaçit

Në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur dje, Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë vendim që ta ftojë partinë tjetër opozitare, Lidhjen Demokratike të Kosovës për organizimin e përbashkët të protestave kundër ‘lojërave të rrezikshme’ të presidentit Thaçi në bisedimet me Serbinë në Bruksel. Për protestat që pritet të organizohen ditëve në vijim nga dy […]
Në një përgjigje dhënë Periskopit nga kjo parti bëhet e ditur se ata ende nuk kanë marrë ftesë për organizimin e ndonjë proteste nga ndonjë subjekt politik.
Ndonëse nuk ia përmendin emrin, PSD-së një ftesë e tillë për protesta mund t’i vie vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e ka iniciuar idenë për protesta kundër Thaçit.
“Partia Socialdemokrate nuk ka marre ftese per organizim te ndonjë proteste nga ndonje subjekt politik. Nuk është se është shpallur per momentin ndonjë protestë, por vetëm ideja per organizim. Kesisoj, mbetet te shihet se pari se a po organizohet, apo jo”, thuhet në përgjigjen e kësaj partie për Periskopin.
Edhe, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në një intervistë dhënë ditë më parë pati paralajmëruar bashkëpunim me LDK’në edhe në Kuvend, duke përjashtuar kështu Partinë Socialdemokrate.
Inatet mes Vetëvendosjes e Partisë Socialdemokrate po vazhdojnë edhe atëherë kur në pyetje është interesi shtetëror.
Pas ndarjes së deputetëve të PSD’së nga VV’ja, pati akuza të rënda nga dy partitë për njëra tjetrën, jo vetëm mes deputetëve, por edhe mes aktivistëve.
Deputeti i VV’së, Liburn Aliu pati sulmuar deputetët e PSD’së, kur këta të fundit kishin dorëzuar në Kuvend për votim një rezolutë për çështjen e dialogut me Serbinë.
“Ju keni ndryshuar shumë për të keq, se nuk jeni më VV këtë e di, por se sillni rezoluta e tekste thua kurrë nuk keni qenë me VV nuk e kisha besu”, kishte thënë Aliu.
Kësisoj duket se deputetët e dy partive, që dikur ishin bashkë në Kuvend, kanë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë./Periskopi












