Ideja e drejtorit të Policisë për largimin e policëve nga xhamia, e papranueshme për BIK’un

Ideja e drejtorit të Policisë për largimin e policëve nga xhamia, e papranueshme për BIK’un

Ideja e drejtorit të ri të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj për t’i larguar policët e Kosovës nga objektet fetare, kishat dhe xhamia është e papranueshme për Bashkësinë Islame të Kosovës. Nga ky institucioni po shihet si shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, ideja e Qalajt për largimin e policëve nga xhamia.  Ahmet Sadriu […]

Ahmet Sadriu nga BIK-u ka deklaruar sot se deklaratën e drejtorit të Policisë së Kosovës nuk e ka marrë seriozisht, thotë se deklarimin e tij më shumë e ka parë në frymën e ndryshimeve pas ardhjes në pozitën e re sesa synim i tij real.

“Mos të hymë në çështje që janë të policisë secili që vjen ka diçka të re, kjo është rregull që të deklarojnë se do të bëjë ndryshime kështu e mora unë personalisht”, ka deklaruar Sadriu.

Ai ka thënë se BIK-u respekton të gjitha ligjet e Kosovës që janë në fuqi dhe si e tillë do të kërkojnë të respektohen të gjitha ligjet, por thotë se një veprim i tillë është shkelje e të drejtave të njeriut prandaj do të jetë e papranueshme.

“Përndryshe këto gjëra janë të garantuara me Kushtetutën e Kosovës, me norma të legjislaturës së Kosovës,  çka është e lejueshme, ne do të kërkojmë të aplikohet, çka është e ndaluar me ligj dhe me rregullore atëherë nuk do të përzihemi dhe i respektojmë të gjitha këto, shtetin, ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e vendit”.

“Unë personalisht nuk e pranoj këtë, kjo është shkelje direket e drejtave të njeriut, ne si institucion do të reagojmë për shkak se nuk i pranojmë dhe është shkelje e drejtave të njeriut dhe poashtu shkelje e Kushtetutës”, ka deklaruar ai për Insajderin.

Sadriu thotë se një veprim i tillë duhet të ngritë reagime edhe tek shoqëria civile, për shkak se sipas tij është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Potencon se falja e namazit është kusht për besimtarët mysliman, teksa ka sqaruar se feja parasheh që organet e sigurisë nuk e rrezikojnë askënd për të kryer këtë obligim fetar.

“Këtu në Kosovë është kjo çështje është futur në të kapitullin e të drejtave të njeriut, tash nëse e marrim këtë kjo është pikërisht shkelje e të drejtave të njeriut dhe duhet të reagojnë edhe shoqëria civile edhe të gjithë për shkak se është një shkelje flagrante, ndërsa për besimtarin mysliman normalisht që është obligative falja e namazit, por në rrethana të caktuara feja e parasheh që nuk guxojnë të rrezikohet jeta dhe këtu hyjnë shumë gjëra”, ka deklaruar Sadriu.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme në një intervistë, drejtori i ri i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka deklaruar se dëshiron të sjellë rregull në Policinë e Kosovës.  Ka thënë se dëshiron t’i largoj policët nga objektet fetare.

Ai po ashtu ka deklaruar se nuk ka rregull që e ndalon shkuarjen në objekte fetare për lutje gjatë orarit të punës, megjithatë kjo sipas Qalajt nuk është e dëshirueshme, pasi nuk mund të jenë plotësisht në krye të detyrës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?