Hoti pret miratimin e rezolutës që ia ndalon Thaçit të flas për ndarje e shkëmbim territoresh

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se është për keqardhje se si janë bërë 48 orë që kur opozita po kërkon mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ta penguar presidentin Hashim Thaçi që të diskutojë në Bruksel çështjen e shkëmbimit të territorit dhe ndarje të Kosovës, raporton Periskopi. Hoti ka thënë […]
Hoti ka thënë se seanca e tyre u pengua shkaku i një seance të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj, me qëllim të pengimit të opozitës.
Hoti në një intervistë për televizionin publik ka thënë se nuk e di nëse opozita ka numrat e mjaftueshëm për ta mbajtur seancën sonte.
Ai tha se sikur opozita t’i kishte më shumë se 58 vota, sot nuk do të ishte fare kjo Qeveri në krye të vendit.
Në seancën e sontme të thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe partia e koalicionit qeverisës, Nisma për Kosovën, deputetët e së cilës tashmë janë futur në sallë.
Hoti pret që të miratohet rezoluta e tyre që ia ndalon presidentit të flas për ndarje e shkëmbim territoresh./Periskopi












