Hoti: Policia e Kosovës do ta përcjellë Vuçiqin

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë. Hoti po ashtu ka thënë se deri më tani situata është e qetë në veri të Kosovës. Përkujtojmë se […]
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti, ka konfirmuar për KosovaPress se Policia e Kosovës do të përcjellë eskortën e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq gjatë vizitës së tij dy ditore në Kosovë.
Hoti po ashtu ka thënë se deri më tani situata është e qetë në veri të Kosovës.
Përkujtojmë se Vuçiq u lejua të bënte vizitë te Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok – pavarësisht deklarimeve të politikanëve kosovarë se një gjë e tillë nuk do të ndodhte. /KosovaPress/












