Hiqet flamuri amerikan nga hëna, pason tërbimi

Një hap i madh për njeriun, një mut i madh për internetit, shkruan RT. Një film i ri mbi astronautin Neil Armstrong ka hasur në kritika të shumta pasi e ka hequr flamurin amerikan nga hëna, transmeton Periskopi. “Njeriu i parë” e filloi me marrjen e kritikave të shumta nga audiencat në Festivalin e Filmit […]
Një hap i madh për njeriun, një mut i madh për internetit, shkruan RT. Një film i ri mbi astronautin Neil Armstrong ka hasur në kritika të shumta pasi e ka hequr flamurin amerikan nga hëna, transmeton Periskopi.
“Njeriu i parë” e filloi me marrjen e kritikave të shumta nga audiencat në Festivalin e Filmit të Venecias të mërkurën për mënyrën se si e portretizon Armstrongun ylli kanadez me famë botërore, Ryan Gosling. Duke e paraqitur zbarkimin në hënë të vitit 1969, filmi e lë jashtë një detaj të rëndësishëm: Armstrongu e kishte ngulur shtizën e flamurit amerikan në hënë, i cili ende rri i palëvizshëm në sipërfaqen e saj sot.
Senatori Marco Rubio ka qenë më i zëshmi, duke thënë: “Kjo është çmenduri. Dhe një dëmtim i madh në kohën kur është e nevojshme që njerëzit të përkujtohen se çfarë mund të arrihet kur ne punojmë së bashku. Njerëzit e Amerikës paguan për misionin, me raketa të ndërtuara nga amerikanët, dhe me teknologjinë amerikane e me astronautë amerikanë. Nuk ishte mision i OKB-së.”
Ndërkohë ka pasur edhe tërbime të tjera, të shumta. /Periskopi












