Haziri: Ekziston një rezolutë për Luginën e Preshevës, kurrë s’u ndërmor diçka për të

Haziri: Ekziston një rezolutë për Luginën e Preshevës, kurrë s’u ndërmor diçka për të

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka përmendur një rezolutë të Kuvendit të vitit 2013 për çështjen e Luginës së Preshevës, por thotë se përveç asaj rezolute, nga 2013-ta deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim institucional për ta ndihmuar atë pjesë, raporton Periskopi. “Ka qenë dokumenti i parë të cilin Kuvendi […]

“Ka qenë dokumenti i parë të cilin Kuvendi jonë e ka miratuar por fatkeqësia është që prej qershorit 2013 asnjë veprim institucional në përputhje me këtë Rezolutë nuk ka ndërmarrë as presidenti, as kryetari i Kuvendit e as qeveritë e Kosovës”, ka thënë Haziri.

“Aty e kemi përmbledhur bazën ligjore dhe politike bazuar në referendumin e mbajtur atje, kemi përmbledh reciprocitetin si parim në negociata nëse duhet në bisedimet e Brukselit dhe të drejtat e tyre civile në Kosovë”, shpjegoi ai.

Haziri theksoi se institucionet dhe qeveria e Kosovës mund të mblidhet menjëherë dhe të fillojë të marrë vendime e t’i zbatojë të drejtat e tyre.

Haziri ka thënë se si LDK ende nuk e kanë parë rezolutën e propozuar nga liderët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për çështjen e bashkimit me Kosovën.

“Ne e mbështesim prej fillimit vullnetin politik të shqiptarëve atje për referendum. Kosova është e ndarë, e përçarë tani. Kosova është e ndarë politikisht dhe në Kuvend po punohet me dy seanca. Shpresoj të harron këto ditë të zeza për Kosovën, pasi pa unitet nuk mund të arrihet asgjë. Kjo do të shfrytëzohej nga Qeveria e Serbisë në dialog pastaj”, ka thënë Haziri.

“Unë e kam kauzë politike bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Ne nuk kemi konsensus aktualisht, qëndrimi i kryeministrit është në kundërshtim me atë të presidentit Thaçi. Edhe Fatmir Limaj ka qëndrim ndryshe prej tij. Ekipi negociator ende nuk po merr mbështetje. Për LDK’në, ende nuk ka qartësi për formatin e bisedimeve, po veprohet në mjegullë totale”, ka deklaruar tutje Haziri.

“LDK do ta përballonte me sukses një proces të shpejtë zgjedhor që do të mund të mbahej”./Periskopi  

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?