Hasani tregon kur janë vulosur kufijtë e Kosovës

“Kufijtë e Kosovës janë vulosur në momentin kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka njohur pavarësinë e Kosovës me kufijtë aktual që ka”, ka deklaruar ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, Enver Hasani. Në tryezën ku u diskutua për dialogun me Serbinë, Hasani theksoi se nëse e harrojmë GJND-në, Kosova pranon standardet e krijuara nga Serbia […]
Në tryezën ku u diskutua për dialogun me Serbinë, Hasani theksoi se nëse e harrojmë GJND-në, Kosova pranon standardet e krijuara nga Serbia për shkëputje të territorit.
Madje, Hasani thotë në një demokraci siç është Kosova, presidenti nuk ka fuqi të flasë për çështje që janë ekzekutive. Sipas tij, nënshkrimi i cilësdo marrëveshje që bëhet jashtë organeve kushtetuese është pavlefshme.
Tragjike për gjithë Evropën e ka cilësuar negocimin e kufijve me Serbinë, ish-zyrtari ndërlidhës me Serbinë, Lulzim Peci.
Sipas tij, logjika e korrigjimit të territoreve është mashtrimi më i madh që po u bëhet qytetarëve të këtij vendi. Idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë me pretendimin për ta marrë Luginë e Preshevës e ka nisur, presidenti i vendi, Hashim Thaçi menjëherë pasi është kthyer nga takimi i 18 korrikut që pati në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin, raporton KTV.
Por, kundër kësaj ideje ka dalë hapur Gjermania dhe Kancelarja, Angela Merkel, e cila tha se nuk do të ketë lëvizje të kufijve në Ballkan.












