Hasani flet pas shkarkimit: Të jesh ministër është privilegj, por jo në Kosovë

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka dhënë një deklaratë publike pas shkarkimit të tij nga posti ministror. Nuk ka dhënë shumë detaje. Ka thënë se në kushte normale të jesh ministër është nder e privilegj, por në rrethana të Kosovës nuk është kështu. Nuk ka folur për partinë e tij, Nisma Socialdemokrate. Hasani […]
Ka thënë se në kushte normale të jesh ministër është nder e privilegj, por në rrethana të Kosovës nuk është kështu. Nuk ka folur për partinë e tij, Nisma Socialdemokrate.
Hasani liroi postin e ministrit me kërkesë të Nismës
Më poshtë është deklarata e plotë e ish-Ministrit Hasani:
Të dashur miq,
Bashkëpunëtorë,
Të dashur qytetar të Kosovës,
E ndjej për obligim dhe të nevojshme që t’ua jap një sqarim pas ngjarjeve të fundit.
Siç e dini unë më nuk jam pjesë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë.
Ditën që i jam futur politikës dhe jam emëruar ministër e kam pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Atë ditë jam zotuar para familjes sime, para miqve dhe njerëzve të këtij vendi se nuk do të bëj kompromis me të keqen. E kam pranuar këtë detyrë për të punuar për të mirën e njerëzve të këtij vendi.
Shpresoj se gjatë kohës sa kam drejtuar me MTI-në, kam arritur tu them stop të këqijave, të kem arritur që të rregulloj segmente të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës, që prodhuesve vendorë t’u kem ofruar mbështetjen e duhur institucionale dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore.
E krejt punët e mira që kemi bërë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti, nuk mund të mendoheshin pa punën profesionale dhe me përkushtim të të gjithë stafit të kësaj ministrie.
Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët në MTI, drejtorët e departamenteve, kryeshefat, stafin tim për punën e palodhshme. Bashkë me njerëzit e zellshëm të MTI-së përgjatë një viti kemi bërë punë që nuk janë bërë për një kohë të gjatë. Andaj, u jam mirënjohës secilit veç e veç.












