Haradinaj: Zgjidhja me Serbinë s’mund të arrihet përmes territoreve dhe kufijve

Haradinaj: Zgjidhja me Serbinë s’mund të arrihet përmes territoreve dhe kufijve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjidhja me Serbinë nuk mund të arrihet përmes territoreve dhe kufijve. Këto komente ai i bëri në konferencë për media pas takimit që pati me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin ka diskutuar për referendumin në Maqedoni, të cilit i ka dhënë përkrahje. “Sot kemi […]

Këto komente ai i bëri në konferencë për media pas takimit që pati me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi me të cilin ka diskutuar për referendumin në Maqedoni, të cilit i ka dhënë përkrahje.

“Sot kemi pasur mundësinë që të takohemi zyrtarisht me Menduh Thaçin për të diskutuar temat aktuale këtu dhe në Maqedoni, e në veçanti për temën e përbashkët – shqiptarët. I themi po referendumit në Maqedoni dhe ajo të anëtarësohet në NATO. Presidenti ka që dy ditë që jemi takuar me të. I diskutojmë të gjitha temat, kemi mendime ndryshe deri te një marrëveshje finale me Serbinë. Mendoj se Kosova, përkundër që ka dhimbje të mëdha, prap e gjen forcën me ec përpara me ec drejt NATO-së e BE-së. Jemi shumë të interesuar për një zgjidhje, por kjo s’mund të arrihet përmes territorit dhe kufijve”, ka deklaruar Haradinaj.

E Thaçi ka deklaruar se partitë shqiptare po punojnë për një rezultat pozitiv të referendumit në Maqedoni.

“Çështja kryesore që është diskutuar sot është referendumi në Maqedoni. Një moment historik për shqiptarët në Maqedoni, dhe të gjitha partitë shqiptare po punojmë në këtë aspekt. Besoj në një rezultat jashtëzakonisht pozitiv. Besoj se do të jetë pozitive pasi i kemi borxh perëndimit. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë padyshim se ka efekt edhe në Maqedoni e rajon. Pa diskutim kam një besim të plotë në institucionet e Kosovës se do të punojnë në të mirën e Kosovës”, ka deklaruar Thaçi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?