Haradinaj tregon a e përkrahin ndërkombëtarët vendimin për transformimin e FSK’së në Ushtri

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët janë të njoftuar për veprimet e Qeverisë për transformimin e FSK’së në Ushtri, raporton Periskopi. “Disa vendime janë tonat. Janë në kuadër të kompetencave tona, por do të kemi konsultime me të gjithë. Po veprojmë sipas Kushtetutës. Kemi vazhduar konsultat me faktorin ndërkombëtar, por vendimi është […]
“Disa vendime janë tonat. Janë në kuadër të kompetencave tona, por do të kemi konsultime me të gjithë. Po veprojmë sipas Kushtetutës. Kemi vazhduar konsultat me faktorin ndërkombëtar, por vendimi është i yni. Është dinamika kohore që e ka sjellur tani këtë projektligj. Urime për Kosovën”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ku u miratua projektligji për transformimin e FSK’së në Ushtri.
Tutje, i pari i Qeverisë ka thënë se krejt çka mund të sigurojë sot është që Qeveria ka votuar forcën e vetë mbrojtëse.
“Parlamenti ka forcën e vetë, pastaj presidenti nënshkrimi. Ne jemi bashkë me NATO’n e bashkësinë ndërkombëtare. Vendimi është i Kosovës, është kompetencvë e Qeverisë. Ka pas konsulta deri më sot, e do të vazhdojnë tutje. Kushtetuta e ka paraparë ashtu. I ftojmë të gjitha vendet e NATO’s që ta përshëndesin këtë vendim. Ne jemi të gatshëm jo vetëm të absorbojmë siguri, por edhe të japim. Moment ideal kurrë nuk ka. Cdo ditë është ka një temë. 20 vjet kohë ju kemi dhënë për me ardh deri te kjo ditë. E sot ndodhi. Është kushtetuese, nuk i mungon asgjë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi












