Haradinaj: S’ka lëvizje kufijsh por Kosova nuk bën t’i thotë jo tavolinës së bisedimeve

Kryeministri Ramush Haraidnaj ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për mandatimin e delegacionit të emëruar për të përfaqësuar Kosovën në bisedime me Serbinë, shkruan Periskopi. “S’ka lëvizje as me territore as me kufi as me sen, mirëpo tani jemi kah flasim edhe cka po bëjmë, nuk ban Kosova mos me shku në […]
Kryeministri Ramush Haraidnaj ka thënë se deputetët e Kuvendit duhet të votojnë për mandatimin e delegacionit të emëruar për të përfaqësuar Kosovën në bisedime me Serbinë, shkruan Periskopi.
“S’ka lëvizje as me territore as me kufi as me sen, mirëpo tani jemi kah flasim edhe cka po bëjmë, nuk ban Kosova mos me shku në tavolinë. Po thojnë nuk ban Hashimi, po qe urdhnoni bre qe ku e keni delegacionin votojeni”, ka thënë Haradinaj para mediave, transmeton Periskopi.
Ai ka thënë se mospjesëmarrja në bisedime e Kosovës, tregon se shteti jonë di të thotë vetëm jo.
“Keni njerëz të mandatuar prej Kuvendit.Mosmarrja pjesë në bisedime domethënë se Kosova di me thënë veç jo. Shiqo, parlamenti është që muj jep ftesë ose mundet mos me jau dhanë”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












