Haradinaj në protestën e thirrur nga Labinot Tahiri, premton zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt

Haradinaj në protestën e thirrur nga Labinot Tahiri, premton zgjidhje për banorët e fshatrave të Ferizajt

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot vizitoi vendin ku po mbahej protesta e organizuar nga banorët e fshatrave Bablak, Lubovc, Tërn, Koshare dhe Slivovë të Ferizajt dhe e mbështetur nga Labinot Tahiri  me të cilët bisedoi për t’i dhënë zgjidhje kërkesës së tyre për ndërtimin e rrugës që lidh fshatrat e tyre me magjistralen e […]

Haradinaj me këtë rast premtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’u krijojë lehtësira të gjithë banorëve të këtyre fshatrave dhe qasje në rrugët magjistrale.

Duke parë nga afër gjendjen në të cilën ndodhen këto rrugë, e sidomos, pas vërshimeve të fundit të cilat i kanë dëmtuar në masë të konsideruar rrugët e këtyre fshatrave, kryeministri Haradinaj theksoi gatishmërinë  e qeverisë që të gjendet një zgjidhje sa më e shpejtë për banorët e këtyre fshatrave.

“Po punojmë që të gjendet një mënyrë sa më e shpejtë për të kaluar të gjitha etapat që kanë mbetur. Ne nuk ndërhyjmë në punën e institucioneve të pavarura, por besoj se të gjithë janë të vetëdijshëm që të hiqen pengesat për të filluar me ndërtimin e rrugës”, tha ai.

Haradinaj i siguroi banorët se Qeveria do të marrë përsipër që të kryejë punët e mbetura në ndërtimin e rrugës që i lidh këto fshatra me rrugët magjistrale.

“Sigurt e keni se ne do të interesohemi për ndërtimin e rrugëve. Jam thellë i bindur se do ta gjejmë një mënyrë për t’i dhënë prioritet kësaj çështje, në mënyrë që të fillojnë punimet”, u shpreh ai.

Ndërsa, zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, tha se qeveria është e interesuar që kjo punë të përmbyllet sa më parë, duke siguruar banorët e fshatrave të Ferizajt se punimet në ndërtimin e rrugës do të fillojnë sa më shpejt, në mënyrë që i tërë projekti të përmbyllet në afat kohor.

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?