Haradinaj: Më vjen keq me debatu me Isa Mustafën, qeverisja e tij nuk ka qenë për lëvdata

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur sërish për fjalët e ashpra që dikur i kishte thënë për prokurorin që ka dhënë dorëheqje, Elez Blakaj, i cili ishte duke u marrë me hetimin e listave të veteranëve të UÇK’së, raporton Periskopi. Haradinaj i cili e kishte quajtur ‘hajn’ Elezajn, ka thënë se atij i ishin […]
Haradinaj i cili e kishte quajtur ‘hajn’ Elezajn, ka thënë se atij i ishin plotësuar të gjitha kushtet për t’i kryer hetimet e nevojshme.
Kërkimin e një raporti nga ai Haradinaj e quajti çështje procedurale, jo përpjekje për ndërhyrje në drejtësi, pasi siç thotë ai, nuk ka kërkuar raport kriminal.
“Ai e goditi sistemin ligjor të vendit të vetë. I goditi 2 milionë njerëz që po e presin liberalizimin. Nuk mundem me pranu që dikush me i fut thika pas shpinës Kosovës”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV’së.
Tutje, i pari i Qeverisë ka thënë se edhe ai mbështet hetimin e listave të veteranëve.
“Ushtarë që kanë qenë në rresht të parë ndoshta kanë qenë 300. Lufta e Dukagjinit dallon prej luftës së Drenicës. Njerëz që i kanë kap armët e e kanë rujt katundin e tyre, vetëm në Dukagjin kanë qenë ndoshta 50 mijë. Me më vet mu Kosova çdo veterani ia kisha bë një armë me leje. Unë jam që të hetohet secili nga veteranët”, tha Haradinaj ndër të tjerash.
Tutje ai foli edhe për ish-kryeministrin Isa Mustafa.
“Më vjen keq me debatu me të. Nuk kam ardh më vazhdu logjikën e tij qeverisëse. Nuk është për me u lavdëru Mustafa. Do t’ia paguajmë 53 milionët Bechtel Enkas, shkaku i budallakisë së tij dhe ministrit të tij, Lutfi Zharku”, tha ai, duke iu përgjigjur kritikave të Mustafës për çështjen e 53 milionëshit me Bechtel Enka-n.
I pari i Ekzekutivit tha se në Qeverinë e Kosovës nuk po shtohet nuri i zëvendësministrave.
“Ka dhënë dorëheqje një zëvendësministër, e zëvendësuam me një tjetër. Nuk po rritet numri i tyre”, deklaroi ai.
Në fund, foli edhe për çështjen e liberalizimit të vizave, me ç’rast kërkoi nga qytetarët që mos marrin rrugën e emigrimit ilegal pasi dëmtohet Kosova./Periskopi












