Haradinaj: Limaj nuk e rrezikon Thaçin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se ka caktuar një delegacion për dialogun me Serbinë, që pritet sipas tij, të debatohet në një mbledhje të Kuvendit të Kosovës. Ai ka thënë se me këtë delegacion i përbërë nga Fatmir Limaj, kryesues, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Avni Arifi dhe […]
Ai ka thënë se me këtë delegacion i përbërë nga Fatmir Limaj, kryesues, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Mahir Yagcilar, Avni Arifi dhe Dardan Gashi, nuk ka për qëllim ta ndalojnë presidentin të dialogojë me Serbinë në kohën kur presidenti Thaçi ka dalë me propozim për korrigjim kufijsh.
“Kjo është një marrje e përgjegjësisë edhe nga Qeveria në këtë rast. Nuk mendojmë se po ia marrim punën presidentit me këtë, por megjithatë qeveria duhet t’i merr përgjegjësitë, dhe kam shkuar në nivelin më të lartë të mundshëm, zëvendëskryeministrat me qenë pjesë e delegacionit… Çdo qëndrim që ka të bëjë me mbrojtje të territorit, me mos ndryshim të kufijve, është në përputhje besoj dhe në parim të çdo subjekti politik”, ka thënë Haradinaj, përcjell ksp.
Sipas tij është e pamundur që vetëm presidenti dhe zyra e tij ta trajtojnë dialogun me Serbinë, por çdo gjë që ofrohet te presidenti, materia do t’i ofrohet edhe delegacionit të kryesuar nga Fatmir Limaj.
Haradinaj edhe një herë përsëriti se askush nuk e ka mandatin dhe autoritetin që të negociojë për kufijtë dhe territorin e Kosovës.
“Asnjë herë nuk jemi kundër idesë që nëse na bashkohet Presheva, kemi thënë e mirëpresim, por nuk jemi që me operua në çfarë do mënyre më territorin ekzistues dhe kufijtë ekzistues dhe me vendin tonë… Edhe ne po dëshirojmë me qenë pjesë e temës, pra mos me na ikë materia, mos me na ikë çdo parametër i një marrëveshje potenciale. Jemi pjesë, jemi në një tavolinë, por me këtë askush nuk ka marrë mandat që me bërë hajgare as me territor, as me kushtetutë”, ka thënë Haradinaj.












