Haradinaj: Kur u kallë Kosova, Albini i ka pas flokët e gjata e ka ndejtë në Prishtinë – Bashkë me Hotin janë qyqana

“Qyqarë” janë për kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. I pyetur për deklaratat e tyre ndaj tij, Haradinaj tha se “nuk e meritojnë t’ua kthej sepse dytë janë qyqarë”. Ai madje përmendi edhe kohë e luftës duke thënë se Kurti nuk ka […]
I pyetur për deklaratat e tyre ndaj tij, Haradinaj tha se “nuk e meritojnë t’ua kthej sepse dytë janë qyqarë”.
Ai madje përmendi edhe kohë e luftës duke thënë se Kurti nuk ka bërë asgjë.
“Se meritojnë me ua kthy se dy qyqana janë. Unë jam kryetar i qeverisë dhe i kryej punët. Vi prej një familje që ka traditë. Nuk po e pyes Avdullah Hotin për familje. Nuk po e pyes Albin Kurtin për familje. Në kohën kur është kallë Kosova, Albin Kurti i ka pas flokët deri këtu e ka ndejtë në Prishtinë, e kanë marrë, e kanë çuar andej, qyqan është”, ka thënë Haradinaj. “Nëse ai ka të drejt me më thanë mu hajn, atëherë çka i vjedha unë atij, unë vi në 6:30 me punu e t’ia rregulloj kushtet e jetës”.












