Haradinaj ka disa fjalë pas vizitës së Vuçiqit në Kosovë

Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. I pari i vendit ka theksuar se parimet e palëkundura si tërësia territoriale nuk do të preket. Ai ka siguruar qytetarët që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime për të cilat populli […]
I pari i vendit ka theksuar se parimet e palëkundura si tërësia territoriale nuk do të preket.
Ai ka siguruar qytetarët që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime për të cilat populli sakrifikoi shumë.
Para një ore, presidenti serb, Aleksander Vuçiq vizitoi liqenin e Ujmanit, ku edhe mbajti një fjalim.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Kosova është shtet mikpritës që beson në lirinë e shprehjes dhe vlerat demokratike. Por në anën tjetër, Kosova dhe populli i saj respekton edhe shtetin ligjor në tërësinë territoriale të tij, dhe nderon institucionet e saja. Këto janë parime të palëkundura që Kosova gjithmonë do t’i nderojë, respektojë, e mbrojë.
Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë.












