Haradinaj: FSK e gatshme të bëhet ushtri

Haradinaj: FSK e gatshme të bëhet ushtri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina. Kryeministri Haradinaj, e njoftoi Shefin e Shtabit të ushtrisë italiane për progresin që e ka bërë Kosova në proceset shtetndërtuese, për progresin në ekonomi dhe në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe me theks të […]

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është takuar sot me Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi Shefin e Shtabit të ushtrisë italiane për progresin që e ka bërë Kosova në proceset shtetndërtuese, për progresin në ekonomi dhe në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe me theks të veçantë, për gatishmërinë e FSK-së drejt tranzicionit të saj në ushtri, si një forcë profesionale, multietnike dhe sipas standardeve të NATO-s dhe një forcë që do të rreshtohet krah ushtrive të paqes, në ofrimin e paqes dhe sigurisë.

Kryeministri Haradinaj, e falënderoi gjeneralin Italian, për kontributin e tij dhënë gjatë shërbimit në Kosovë, si komandant i  KFOR-it, duke i kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme të tij dhe të shtetit italian për procesin euroatlantik dhe proceset tjera të rëndësishme për vendin.

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për përkrahjen dhe besimin që i keni dhuruar gjatë mandatit tuaj si udhëheqës i forcave paqeruajtëse në Kosovë dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë shteti i Italisë në të gjitha proceset shtetndërtuese dhe integruese të vendit”, tha kryeministri Haradinaj, gjatë takimit, duke theksuar se Qeveria është duke u angazhuar që të fuqizojë partneritetin politik dhe ekonomik me Italinë, duke ofruar ambient të përshtatshëm për investimet direkte të huaja.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Italisë, Salvatore Farina, , tha se Italia do të jetë përkrahëse e Kosovës në të gjitha proceset.

Kryeministri Haradinaj e ka nderuar gjeneralin Farina me medaljen e Skënderbeut, në nderim të kontributit të tij të dhënë, derisa ka pranuar nga Ushtria Italiane medaljen e nderit, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritashëm.

Pjesë e takimit ishin edhe ambasadori Italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?