Gruaja e Ivanoviqit kundër avokatit: Burri im kurrë nuk kërkoi mbrojtje

E veja e Oliver Ivanoviq, Milena, ka thënë se burri i saj nuk kishte kërkuar asnjëherë mbrojtje. Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit të familjes, vëllait të Oliverit, Aleksandar Ivanoviq, i cili ditë më parë deklaroi se Oliver Ivanoviq kishte kërkuar mbrojtje pasi ndjehej i kërcënuar vazhdimisht. Në deklaratën e Ivanoviq, thuhet se kërkesën […]
E veja e Oliver Ivanoviq, Milena, ka thënë se burri i saj nuk kishte kërkuar asnjëherë mbrojtje. Ajo ka reaguar ndaj deklaratave të avokatit të familjes, vëllait të Oliverit, Aleksandar Ivanoviq, i cili ditë më parë deklaroi se Oliver Ivanoviq kishte kërkuar mbrojtje pasi ndjehej i kërcënuar vazhdimisht.
Në deklaratën e Ivanoviq, thuhet se kërkesën për mbrojtje ia kishte konfirmuar edhe vetë xhaxhai i tyre, i cili veç tjerash kishte thënë se Oliver Ivanoviq kishte kërkuar mbrojtje nga autoritetet në Beograd, Prishtinë dhe ndërkombëtarët.
“E di. I kam raportuar gjithkujt në Beograd, Prishtinë dhe ndërkombëtarëve. Nuk dëshiroja që dikush të thotë ‘nuk e kam ditur’ nëse ndodh diçka. Gjithkush ka ditur gjithçka”, thuhet t’i ketë thënë Oliver Ivanoviq xhaxhait të tyre, deklaratë të cilën e transmetoi për mediat serbe, avokati dhe vëllai i Oliver Ivanoviq, Aleksandar Ivanoviq, shkruan Periskopi.
Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, Milena Ivanoviq ka thënë se Oliver nuk ka kërkuar kurrë mbrojtje për të ose familjen që kanë jetuar në Kosovë.
“Ai ka folur publikisht për situatën në të cilën ndodhej dhe për këtë, natyrisht që çdokush ka nnjohuri. Ai luftoi me nder e sinqeritet për atë që besonte. Por lidhur me kërkesën për mbrojtje, siguri, ai kurrë nuk ia ka kërkuar këtë dikujt. Në fund, nëse do ta bënte një gjë të tillë, sot ndoshta do të ishte gjallë’, ka shkruar Milena Ivanoviq në Facebook./Periskopi/












