Grevë në administratën e kryeministrit Haradinaj? Sqarohet Qeveria

Koha.net sot ka raportuar se administrata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj  ka hyrë në grevë qysh prej orës 10 të mëngjesit. Sipas kësaj medie, arsyeja e grevës është diskriminimi për paga, pasi disa kanë marrë paga me rritje e disa jo. Periskopi ka kontaktuar me zyrtaren për Informim në Zyrën e Kryeministrit, Donjeta Gashin, […]

Sipas kësaj medie, arsyeja e grevës është diskriminimi për paga, pasi disa kanë marrë paga me rritje e disa jo.

Periskopi ka kontaktuar me zyrtaren për Informim në Zyrën e Kryeministrit, Donjeta Gashin, e cila ka mohuar se diçka e tillë është duke ndodhur në ambientet e Qeverisë.

Sipas saj, të gjithë punëtorët janë në vendin e tyre të punës.

‘Jo nuk ka diçka të tillë në Qeveri. Të gjithë punëtorët janë duke punuar në vendin e tyre të punës. Nuk ka asgjë’, ka thënë Gashi për Periskopin.

Kujtojmë që Haradinaj qysh me ardhjen e tij në pushtet kishte kërkuar rritje të pagës për vete dhe vartësit e tij.

Madje kjo çështje ishte kundërshtuar tej mase nga opozita, të cilën e kishin  dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese,  por që vendimi ishte në favor të kryeministrit.

Gjykata  kishte vendosur se ngritja e pagave për kabinetin qeveritar nga ana e Haradinajt, nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?