Gjykimi për 27 prillin: Todorovi e ka maskuar Ziadin Selën si polic, Shekerinskën si mjeke për t’i nxjerrë nga Kuvendi

Gjykimi për 27 prillin: Todorovi e ka maskuar Ziadin Selën si polic, Shekerinskën si mjeke për t’i nxjerrë nga Kuvendi

Nikolla Todorov, deputet i VMRO-DPMNE-së, i cili dëshmoi sot në Gjykatën penale për ngjarjet në Kuvend, tha se më 27 prill, që të mund ta nxirrnin me automjet të ambulancës deputetin e lënduar Ziadin Sela, e kanë maskuar si polic, ndërsa Radmilla Shekerinskën si mjeke. I pyetur nga prokurorja Vilma Ruskoska, ai sqaroi ai se më 27 prill ka qenë […]

I pyetur nga prokurorja Vilma Ruskoska, ai sqaroi ai se më 27 prill ka qenë në Parlament dhe ka marrë pjesë në mbledhjen konstituive, në të cilën disa prej deputetëve iu bashkëngjitën zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, jashtë vendit në të cilin është dashur të bëhet.

“Ne deputetët nga VMRO-DPMNE ishim të tubuar rreth foltores dhe me këngë tentonim ta ndalonim mënyrën e tillë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit. Askush nga deputetët nuk ishte i dhunshëm”, tha Todorov.

Ai sqaroi se më pas janë nisur drejt sallës së shtypit, ndërkaq ai ka dalë nga salla plenare dhe ka shkuar në kabinetin e kryetarit Trajko Veljanoski ku ka dëgjuar zhurmë dhe kanë dalë për të parë se çka po ndodhë.

“Pashë se salla plenare ishte mbushur me njerëz të cilët këndonin dhe valëvitnin flamuj. Nuk kishte ajër të mjaftueshëm dhe dola në toalet. Më pas m’u paraqit Shekerinska dhe më tha se është jashtë sallës për shtyp, ku një njeri tashmë është i vdekur. Shpejtë u paraqita në Shëtpinë e shëndetit Shkup dhe kërkova ndihmë urgjente mjekësore, pas çka u nisa për në sallën për shtyp”, tha Todorov.

Për shkak se ka pasur tollovi në sallën për shtyp njerëzit e kanë shtyer dhe me sigurimin e tij është tërhequr në garazhet prej ku sërish është paraqitur të pyesë deri ku ka arritur automjeti i ndihmës së shpejtë.

“Drejtoresha më tha se automjeti është para Kuvendit, por ka shumë njerëz dhe nuk mund të hyjnë. Atëherë i thashë nëse nuk mundet automjeti, të hyjnë vetëm mjekët”, tha Todorov.

Pasi që kanë hyrë mjekët, ka shkuar së bashku me ta dhe kanë kërkuar të hyjnë në sallën për shtyp, por nuk kanë mundur. Pas disa tentimeve të pasuksesshme për të hyrë tashmë kishte filluar aksioni policor për tërheqje. Më thanë, shtoi, se Sela është ai më i lënduari, por nuk e dinë se ku është.

“Kërkova nga sigurimi im dhe nga disa policë të tjerë ta kërkojmë në Kuvend. U paraqita tek sekretari shtetëror në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili më tha se Sela është në dhomën 203 apo 202 në katin e dytë. U nisëm atje, trokitëm, por askush nuk u paraqit. Unë e theva derën por nuk ishte askush brenda. Më pas u ngjitëm në katin e tretë në dhomën 302 apo 306 ku e gjeta Selën me dy persona të tjerë, të cilët pas thënieve të tij i kanë ndihmuar. Sela më njohu. U përshëdnetëm. I nxorrëm të gjithë jashtë dhe bëmë përjekje që mjekët të punojnë”, potencoi Todorov.

Atëherë mjekja i ka thënë se druan që Sela ka gjakderdhjetë brendshme dhe duhet të transportohet në Spitalin e qytetit.

“Iu paraqita Çavkovit dhe i tregova si është gjendja e Selës dhe se duhet të bëhet aksion për tërheqjen e tij. Për një kohë të shkurtër m’u lajmërua Çavkovi dhe më tha se Sela do të nxirret dhe transportohet në spital. Pas një kohe të shkurtër erdhën njësia speciale. Provuam ta nxjerrim nga hyrja që sheh drejt Tregut të Gjelbër, por kishte grup të madh njerëzish dhe nuk mundëm të dilnim dhe u tërhoqëm. Selën e vendosëm në klubin e deputetëve dhe bëmë ambulancë të improvizuar. Më pas erdhën më shumë policë dhe arritën ta transportojnë Selën nga pjesa e pasme. Që ta nxirrnin Selën, e maskuan si polic, ndërsa Shekerinskën si mjeke”, tha Todorov.

Ka dalë me autoambulancë në të cilën kanë qenë ai, Radmilla Shekerinska dhe dy policë dhe kanë shkuar në Qendrën klinike. Më pas është kthyer në Kuvend për të ndihmuar, por tashmë po zgjaste tërheqja e deputetëve nga LSDM-ja dhe Kuvendi ishte i zbrazët dhe ai ishte nisur për në shtëpi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?