Gjuriq: Vuçiq gjithsesi do ta vizitojë Ujmanin

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq qëndroi më shumë se dy orë në takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së Federica Mohgerini sot në Bruksel. Ky takim është në kuadër të takimeve që Mogherini mban me presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë. Ishte paraparë që pas takimit me Vuçiqin të ketë edhe një takim trepalësh […]
Ky takim është në kuadër të takimeve që Mogherini mban me presidentin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Ishte paraparë që pas takimit me Vuçiqin të ketë edhe një takim trepalësh Mogherini-Thaci-Vuçiq, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Presidenti serb nuk doli të flas para gazetarëve por në vend të tij doli drejtori i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Gjuriq doli para gazetarëve në Bruksel dhe tregoi se presidenti serb nuk do të bisedojë me asnjë përfaqësues nga Prishtina.
Ai tha se nuk ka kushte për të biseduar me këta njerëz të cilët sipas Gjuriq kanë nënçmuar, madje edhe kanë kërcënuar presidentin dhe tërë popullatën serbe në Kosovë.
Duke komentuar deklaratat e presidentit Thaçi se do të bisedohet edhe për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, Gjuriq tha se nuk do të bisedohet për asgjë tjetër vetëm për Kosovën.
Ai tha se procesin e bisedimeve po e rrënon jo gatishmëria dhe vullneti i keq nga ana e Prishtinës, duke fajësuar edhe BE-në dhe EULEX-in që sipas tij nuk kanë krijuar kushte për lëvizje të lirë.
Gjuriq është i bindur se Vuçiq nëse shkon në Kosovë do ta vizitojë edhe liqenin e Gazivodës, ndonëse sqaroi se për këtë do të vendos në mbrëmje.
Ai i quajti gënjeshtarë të gjithë politikanët në Prishtinë duke thënë se kanë gënjyer edhe rreth ndalesës së tij që i është bërë në kufi nga ana e autoriteteve të Policisë e po ashtu deklaratën e kryetarit të Kuvendit e quajti kërcënim dhe turp i pafund.
Në Bruksel po qëndron edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi bashkë me zëvendësin e tij Behgjet Pacolli.
Ndërkohë nga zyra e Mogherinit nuk kanë treguar për ndonjë datë të saktë për takimin e radhës, por kanë thënë se sigurt që në këtë muaj do të ketë takim mes Thaçit dhe Vuçiqit.












