Gjuriq: Prishtina kërcënoi edhe bijën e presidentit tonë

Gjuriq: Prishtina kërcënoi edhe bijën e presidentit tonë

I vetmi që folur për gazetarët në Bruksel, nga pala serbe, ka qenë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai ka arsyetuar anulimin e takimit nga ana e Vuçiqit. “Shkaku i të gjitha gënjeshtrave e mashtrimeve dhe qasjes së neveritshme që përfaqësuesit e Prishtinës e treguan ndaj serbëve këto ditë […]

I vetmi që folur për gazetarët në Bruksel, nga pala serbe, ka qenë shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

Ai ka arsyetuar anulimin e takimit nga ana e Vuçiqit.

“Shkaku i të gjitha gënjeshtrave e mashtrimeve dhe qasjes së neveritshme që përfaqësuesit e Prishtinës e treguan ndaj serbëve këto ditë duke kërcënuar e ofenduar, duke kërcënuar edhe të bijën e presidentit tonë”, ka thënë Gjuriqi.

Shkaku i të gjitha këtyre, Vuçiqi nuk do të takohet me përfaqësuesit kosovarë në Bruksel dhe çështja është kur e si do të mund të vazhdojmë dialogun, ka thënë më tej ai.

“Ne do të donim edhe në të ardhmen të ruajmë paqen e normalitetin por kërcënimet, shantazhet dhe ofendimet, tentimet që Vuçiqit t’i ndalohet vizita në Gazivodë e veri, tentimi që presidentit të kërcënohet, të ofendohet gjithë populli, tentimi që të nënvlerësohen bisedimet, atëherë edhe mbrëmë Thaçi në televizione në Prishtinë tregonte se si po bisedohet për Medvegjen Bujanocin e Preshevën, territor më i madh se sa vet Kosova në jug të Serbisë… e vetmja çështje e territorit për të cilin diskutohet është Kosova vet, të tjerat nuk shërbejnë për asgjë. Ky proces tashmë u prish nga vullneti i keq i Prishtinës por nuk ka përgjigje as pse BE-ja që do të duhej të siguronte kushte për dialog, të mos ketë presion e kërcënime, nuk ka garantuar asgjë”, ka thënë Gjuriqi.

Kjo sipas tij ka bërë që të mos ketë as kushte minimale që të flitet këtu me përfaqësuesit e Kosovës.

Sa i përket vizitës së Vuçiqit në Kosovë, Gjuriq ka thënë se lidhur me këtë kanë vendosur që në këto rrethana nuk do të duhej të shkonte.

“Edhe mendimet tona janë të ndara. Deri sonte nuk do të dihet asgjë, e nëse vendosë të shkojë do të shkojë edhe në Gazivodë. Do të endet lirshëm në territorin e Kosovës”, ka thënë Gjuriqi.

Vuçiqi foli me Mogherinin duke e informuar për gjithçka që ndodhi këto ditë.

“Gënjeshtra, mashtrime gjithçka që bëri Prishtina dhe për këtë s’duam të takohemi me ata. Kërcënimet që dëgjuam nga presidenti i Kuvendit të krahinës është turp. Andaj s’duam të shohim askënd prej tyre dhe të jeni të sigurt që nëse Vucici vjen në Kosovë nuk do të arrestohet. Ne kemi mbaruar këtë takimin dhe presidenti nuk do të flasë deri sonte ndoshta. Për fillim, ne presim që ata t’i ndalojnë gënjeshtrat dhe mashtrimet, e me pas e shohim se si dhe për çfarë do të bisedojmë”, ka thënë ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?