Gazetari serb: Millosheviqi do të mbante fjalim shumë më të mirë se Vuçiqi në Mitrovicë

Gazetari i të përditshmes serbe, Danas, Zoran Panoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk tha atë që prisnin serbët në Mitrovicë. Duke komentuar fjalimin e Vuçiqit në Mitrovicë, ai ka thënë se ky fjalim nuk mund të krahasohet aspak me atë të Millosheviqit në Gazimesntan. “Nëse Slobodan Millosheviq do të mbante një fjalim […]
Gazetari i të përditshmes serbe, Danas, Zoran Panoviq, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk tha atë që prisnin serbët në Mitrovicë.
Duke komentuar fjalimin e Vuçiqit në Mitrovicë, ai ka thënë se ky fjalim nuk mund të krahasohet aspak me atë të Millosheviqit në Gazimesntan.
“Nëse Slobodan Millosheviq do të mbante një fjalim në këtë vend, ai do të ishte shumë më i mirë për të gjithë serbët’, ka thënë gazetari serb, transmeton Periskopi
“Unë kam menduar personalisht se Vuçiq do të flasë gjëra konkrete, por ai nuk e bëri këtë. Nëse kërkojmë diçka të mirë në këtë fjalim, kishte shumë retorikë boshe. Për shembull, ai askund nuk përmendi ikonografinë kishtare, apo njerëzit e kishës. Për mua, ky fjalim ishte një kombinim mes Vuk Drashkoviq dhe Çedomir Jovanoviq”, ka thënë ai.
Gazetari serb ka shtuar se ‘populli serb nuk duhet të entuziazmohet me deklaratat se Amerika ka ndryshuar qëndrim për Kosovën sepse kjo nuk është aspak e vërtetë’./Periskopi/












