Gazetari i KTV-së tallet me Agim Bahtirin dhe Labinot Tahirin e AKR-së

Gazetari Mefail Bajqinovci, autor i emisionit PULS që transmeton në KTV, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me lajmin e fundit të dorëheqjes e më vonë edhe anulimit të këtij veprimi nga deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri. AKR-ja ka pasur telashe kohëve të fundit, madje edhe me dorëheqjen e […]
Gazetari Mefail Bajqinovci, autor i emisionit PULS që transmeton në KTV, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook në lidhje me lajmin e fundit të dorëheqjes e më vonë edhe anulimit të këtij veprimi nga deputeti dhe këngëtari, Labinot Tahiri.
AKR-ja ka pasur telashe kohëve të fundit, madje edhe me dorëheqjen e ministres Albena Reshitaj – e cila ishte konfrontuar me Rrahim Pacollin dhe portalin e tij në lidhje me disa punësime të jashtëligjshme, siç pretendohej, shkruan Periskopi.
Simpatinë për Vetëvendosjen e kanë shprehur edhe Labinot Tahiri por edhe Agim Bahtiri – të cilët megjithatë, qëndrojnë në AKR, por duke mos qenë të kënaqur për një gjë të tillë.
Gazetari Bajqinovci shkruan me sarkazmë se “Agim Bahtiri dhe Labinot Tahiri shpesh po japin dorëheqje nga AKR-ja” /Periskopi












