Fshatrat shqiptare në veri qe një javë pa ujë

Dy fshatra të veriut të Mitrovicës ka një javë që kanë mbetur pa ujë, raporton KTV. Fshatrave Zhazh dhe Boletin në komunën e Zveçanit, të banuara me shumicë shqiptare, u është ndërprerë ky shërbim nga ujësjellësi. 5 kilometra nga fshati duhet të udhëtojnë për të siguruar ujin. Zëvendëskryesuesi i komunës së Zveçanit, Lavdim Peci, thotë […]
Fshatrave Zhazh dhe Boletin në komunën e Zveçanit, të banuara me shumicë shqiptare, u është ndërprerë ky shërbim nga ujësjellësi.
5 kilometra nga fshati duhet të udhëtojnë për të siguruar ujin.
Zëvendëskryesuesi i komunës së Zveçanit, Lavdim Peci, thotë se KEDS-si e ndali rrymën në pompat e ujit, duke i lënë kështu banorët shqiptarë pa ujë, derisa 100 fshatra përreth, të banuar me serbë, po vazhdojnë të furnizohen me ujë.
Por KEDS-i, përmes një përgjigjeje të shkurtër, ka thënë se pas shumë vërejtjeve për ta paguar borxhin, është detyruar t’i shkyçë konsumatorët në këtë anë. Derisa thotë se borxhi është i konsiderueshëm.
Drejtori teknik i ujësjellësit rajonal në Mitrovicë, Kadri Istrefi, i cili ka thënë se banorëve të veriut ua dërgojnë ujin pa pagesë por problemi qëndron te komuna e Zveçanit, e cila nuk i ka kryer obligimet ndaj KEDS-it.
Ndërsa qeveria e Kosovës, në mars të këtij viti, kishte ndarë 1 milion euro për t’i mbuluar shpenzimet e energjisë elektrike në komunat veriore.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte thënë se ky është një vendim i përkohshëm, i cili ruan funksionalitetin e rrjetit të KOSTT-it.












