Flasin nga MPJ: Kjo është arsyeja pse ia lejuam Vuçiqit vizitën te Ujmani

Flasin nga MPJ: Kjo është arsyeja pse ia lejuam Vuçiqit vizitën te Ujmani

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndryshuar mendimin e tij në lidhje me agjendën e vizitës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Kosovë, brenda disa orëve. Ai para mediave dje në mesditë tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar. Por […]

Ai para mediave dje në mesditë tha se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar leje për vizitë dhe një e tillë i është aprovuar.

Por siç ka thënë Pacolli, Vucic e ka bërë një plan tjetër ku thuhet se do ta vizitojë edhe Ujmanin, për të cilin s’i është dhënë leje.

“Vizita në Ujman e pakuptimtë, nuk e di për çfarë arsye do ta vizitojë në kohë të dialogut, atje s’ka banorë ska qendër urbanistike. Çdo vizitë duhet me pasë një arsye, duhet me pas një farë baze’, ka thënë Pacolli.

Por në mbrëmje, në një postim në Twitter, dhe njoftim të MPJ-së, Pacolli kishte thënë se “Vuçiq është i mirëseardhur në Kosovë…”.

Shkak për këtë ndryshim vendimi ishte bërë një “sugjerim”  i shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, e cila lehtëson dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Jetlr Zyberaj nga AKR, njëherit shef i kabinetit të Pacollit dhe Këshilltar i lartë politik i tij në MPJ, ka thënë se qëndrimi edhe i partisë së tyre, është në vijë institucionale.

“Me sugjerimin e ndërmjetësueses së BE-së dhe aleatëve të tjerë të cilët janë të përkushtuar për arritjen e marrëveshjes ndërmjet dy shteteve tona, kërkesa është rishqyrtuar dhe është miratuar intenerari në përputhje me kërkesen zyrtare dhe në përputhje me rregullat për vizitat e zyrtarëve të lartë të paraparë me marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë ai

“Qëndrimi ynë si AKR është institucional dhe shtetëror. Ne jemi të interesuar për dialog dhe normalizim te marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona. Në kuadër të kësaj ne falënderojmë aleatet perëndimor për mbështetjen që i japin vendit tonë në procesin e konsolidimit dhe integrimit evropian”, ka shtuar Zyberaj.

I pyetur në lidhje me atë, nëse presidenti Hashim Thaçi, duhet të vizitojë Luginën e Preshevës, pas vizitës së Vuçiq në Kosovë, Zyberaj ka thënë se këtë duhet ta bëjë jo vetëm Thaçi, por edhe kreu i Qeverisë Ramush Haradinaj e ministri Behgjet Pacollit dhe udhëheqësit e tjerë institucional.

”Jo vetëm Thaçi, por edhe Haradinaj, Pacolli dhe të gjithë udhëheqësit institucional e kane për obligim kujdesin per qytetarët shqiptare te Luginës. Fatkeqësisht Kosova deri me sot ka dështuar qe te kujdeset për atë pjese”.

Vuçiq ishte paraparë të takohet me presidentin Thaçi dje në Bruksel, por kishte anuluar këtë takim dhe në vend të takimit të përbashkët presidentët u takuan veç e veç me Federica Mogherinin.

Vuçiq pritet të arrijë në Kosovë në orën 14:00.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?