Filmi i Kosovës në Oscars i referohet luftës së UÇK-së si luftë ‘civile’

Së fundi u raportua që filmi “Martesa” është zgjedhur nga Kosova për të marrë pjesë në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për Oscars, shkruan Periskopi. Filmi rrëfen mbi luftën nën dritën e pasioneve personale të njerëzve të rëndomtë. Ai është bërë nga Blerta Zeqiri, dhe është bërë i bujshëm edhe […]
Së fundi u raportua që filmi “Martesa” është zgjedhur nga Kosova për të marrë pjesë në kategorinë e filmit më të mirë në gjuhë të huaj për Oscars, shkruan Periskopi.
Filmi rrëfen mbi luftën nën dritën e pasioneve personale të njerëzve të rëndomtë. Ai është bërë nga Blerta Zeqiri, dhe është bërë i bujshëm edhe shkaku që e tematizon stigmatizimin që i bëhet brenda shoqërisë sonë njerëzve homoerotikë.
Por, një gjë tjetër është bërë kontraverse në prezantimin e këtij filmi. Siç raportohet, lufta që ndodhi në Kosovë në vitet 98-99 konsiderohet si luftë civile dhe jo luftë për liri e pavarësi nga regjimi shtypës i Sllobodan Millosheviqit. /Periskopi












