Fëmijët e Luginës kërkojnë libra në gjuhën shqipe

Fëmijët e Luginës kërkojnë libra në gjuhën shqipe

Shqiptarët e Luginës së Preshevës po vazhdojnë të diskriminohen nga Serbia në të gjitha sferat e jetës, e edhe kur është në pyetje arsimi. Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar. Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për […]

Lugina e Preshevës po vazhdon të përballet me ndalesën e librit shqip për nxënësit shqiptar.

Libri shqip në Luginën e Preshevës është bërë “mall” i ndaluar, thekson Fatmir Arifi, veprimtar për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, transmeton ‘Shqiptarja’.

Në shekullin XXI në mes të Evropës shqiptarët në Luginë të Preshevës janë të vetmit të cilëve u mohohet libri shqip madje dhe Abetarja. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës po u mohohet e drejta themelore për t’u arsimuar me libra në gjuhën amtare. Libri shqip po ndalohet si në kohën e mesjetës.

Sipas tij, kjo gjendje duhet të jetë kambanë zgjimi për shtetet dhe institucionet shqiptare si dhe ato ndërkombëtare, duke përfshirë edhe secilin individë që e quan veten shqiptar. “Kjo është çështje kombëtare dhe si e tillë na përket të gjithëve”, thotë ai.

Arifi thekson se shtatori, muaji i parë i vitit shkollorë në Luginë të Preshevës, po synohet të kalojë në heshtje dhe se fatkeqësisht kërkesat dhe nevojat e nxënësve shqiptarë për ta gëzuar të drejtën e arsimimit me libra në gjuhën e tyre amtare po bien ne vesh të shurdhët.

“Tragjedia nuk përfundon këtu. Tragjedia më e madhe është se të vetëquajturit lider të Luginës nuk kanë synim t’i pajisin fëmijët tanë me dije. Ata duan qytetarë injorant që ti’ përdorin si makineri votimi”, thotë veprimtari Fatmir Arifi, që njëherësh është edhe hulumtues shkencor në Institutin e Historisë-“ Ali Hadri” në Prishtinë.

Sipas tij, Serbia karshi shqiptarëve, është po ajo që ka qenë vazhdimisht dhe përveç të tjerash, asaj po i pengon edhe Abetarja, po i pengon libri shqip.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?