Erdogan: Dollarri po na pengon shumë

Erdogan: Dollarri po na pengon shumë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi dollarin amerikan si pengesë për tregtinë globale, në kohën kur ekonomia e vendit të tij po lufton me sanksionet e Shteteve të Bashkuara. “Propozojmë që të tregtojmë me monedhat tona dhe jo me dollarin amerikan”, tha Erdogan, në një takim të vendeve të Azisë Perëndimore dhe Qendrore […]

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e cilësoi dollarin amerikan si pengesë për tregtinë globale, në kohën kur ekonomia e vendit të tij po lufton me sanksionet e Shteteve të Bashkuara.

“Propozojmë që të tregtojmë me monedhat tona dhe jo me dollarin amerikan”, tha Erdogan, në një takim të vendeve të Azisë Perëndimore dhe Qendrore në Kirgizi.

Norma e inflacionit në Turqi është rritur në afro 18%, ndërsa dobësimi i lirës ka çuar në rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të Qeverisë turke muajin e kaluar, në përpjekje për të ndikuar në lirimin e një pastori amerikan, që po mbahet në burg në Turqi.

Rusia, e cila gjithashtu po lufton me sanksionet e Perëndimit, gjatë javëve të fundit ka tentuar të largohet nga dollari në marrëveshjet ndërkombëtare të tregtisë.

“Duhet të heqim dorë nga dollari si mjet për marrëveshje të përbashkëta dhe të kërkojmë alternativa të tjera”, ka thënë zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov.

Kontratat ndërkombëtare bëhen shpesh në dollarë amerikanë për shkak të stabilitetit të monedhës.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?