Enver Hoxhaj: Unë isha kundër – Vuçiqi në Gazivodë si Millosheviqi në Gazimestan

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë. Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se Vuqiq në Gazivoda është e njëjtë me atë të Millosheviqit në Gazimestan në vitin 1989, transmeton Indeksonline. “Vuçiq në Gazivoda është i […]
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij se është kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Kosovë.
Ai përmes një shkrimi në Twitter ka thënë se Vuqiq në Gazivoda është e njëjtë me atë të Millosheviqit në Gazimestan në vitin 1989, transmeton Indeksonline.
“Vuçiq në Gazivoda është i njëjtë me Millosheviqin në Gazimestan në vitin 1989! Imazhet nga atje janë imazhe të turpit dhe shovinizmit. Kjo është një dëshmi që EEAS po promovon politikën anti-evropiane në Ballkan. Unë isha kundër vizitës së tij në Gazivoda dhe ende e kundërshtoi”, ka shkruar ai.












