Elez Blakaj flet nga Amerika për gjithçka që ndodhi rreth dorëheqjes së tij

Ish-prokurori special, Elez Blakaj, i cili u dorëhiq pasi, siç tha ai, ishte i kërcënuar në kohën kur po hetonte rreth rastit të veteranëve të rrejshëm, ka folur për të parën herë para kamerave që nga rasti. Blakaj ka dhënë intervistë nga Amerika për emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ që transmetohet në RTK, ditën e nesërme. […]

Blakaj ka dhënë intervistë nga Amerika për emisionin ‘Betimi për Drejtësi’ që transmetohet në RTK, ditën e nesërme.

Sipas autorit të emisionit, Betim Musliu, Blakaj sqaron të gjitha detajet rreth rastit që bëri bujë të madhe dhe goditi sistemin e drejtësisë.

Ndërkohë, pas largimit të Blakajt, Kosova u përfshi në një debat të madh rreth sistemit të drejtësisë dhe veteranëve të rrejshëm, e ku nisën edhe protesta që kërkonin shkarkimin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit.

Sidoqoftë, vetë Blakaj ka folur vetëm me një letër pas largimit, por duke mos dhënë detaje rreth kërcënimeve që ai thotë të ketë pasur nga njerëz të politikës.

Madje, mediat kanë raportuar se nga presioni edhe aktakuza e përgatitur nga Blakaj për mashtrimet me listat e veteranëve kishte mbetur në sirtarë të Prokurorisë Speciale.

Ndryshe, largimi i Blakajt nuk u ka lënë shije të mirë udhëheqësve të institucioneve. Kanë qenë kryeministri, kryekuvendari e kryeprokurori që adresuan kritika të ashpra në drejtim të tij.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?