Edhe veteranët dalin kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Edhe veteranët dalin kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi e ka quajtur të rrezikshme idenë e hedhur nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjimin e kufirit me shtetin serb. Qeriqi që ka qenë edhe vet luftëtar i UÇK-së, thotë se betimi i tyre si ushtar ka qenë bashkimi i […]

Qeriqi që ka qenë edhe vet luftëtar i UÇK-së, thotë se betimi i tyre si ushtar ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare, por që kjo nuk ka ndodhur. E tash shprehet skeptik që shteti serb do të pranonte që Kosovës t’i dhuronte Luginën e Preshevës përmes korrigjimit të kufirit.

“I kemi përcjellë ngjarjet e fundit edhe deklarimet e presidentit për ne kanë qenë të paqarta për arsye se ka pasur reagime të shumta nga ana e tij. Mendoj se ideja e shkëmbimit të territoreve është shumë e rrezikshme, sidomos për Kosovën, për arsye se ne të gjithë jemi dëshmitar, e dimë se nga këto bisedime deri më sot që janë zhvilluar me Serbinë, ne nuk kemi përfituar asgjë. Pra, është një ide e rrezikshme, ne jemi njohur nga shumë shtete me këtë territor, kështu që çdo iniciativë në këtë drejtim është shumë e rrezikshme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës”, ka thënë ai.

Qeriqi në një intervistë për KosovaPress ka thënë se si luftëtarë e shohin të rrezikshme që me Serbinë të diskutohen kufijtë e Kosovës, e për këtë arsye ai thotë se nuk e përkrahin idenë e presidentit Thaçi që me shtetin serb të diskutohet për kufijtë e Kosovës.

Përkundër asaj që ai thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse Presheva, Medvegja e Bujanovci do t’i bashkoheshin Kosovës, ai shprehet skeptik se kjo mund të ndodhë.

“Në Preshevë ka pasur luftë, ka qenë një marrëveshje e cila nuk është zbatuar asnjëherë. Ka qenë një marrëveshje dhe nuk është zbatuar. Është bërë një luftë dhe sot ne ta marrim Preshevën, unë nuk kam asnjë besim, do të isha shumë i lumtur që ta marrim Preshevën edhe trojet tjera. Mirëpo, në këtë formë nuk besoj aspak”, ka thënë ai.

Qeriqi ka folur edhe për listat e veteranëve dhe dorëheqjen e prokurorit të shtetit Elez Blakaj që është marrë me këtë lëndë.

Ai bëri të ditur se ka qenë vetë dëshmitar dhe ka pasur besim që ky proces do të shkojë deri në fund.

Po ashtu, ai potencoi se prokurorit Blakaj i kanë dhënë përkrahjen dhe i kanë premtuar se do të bashkëpunojnë me të deri në përfundim të të gjithë procesit.

“Kam pasur një bashkëpunim ose një komunikim të mirë me hetuesit e asaj prokurorie dhe e kam parë një vullnet të tyre në këtë drejtim. Kam shpresuar shumë nga ana e tyre se më në fund prokuroria e shtetit po merret seriozisht me hetimin e këtyre rasteve, për arsye se është keqpërdorur shumë lufta e UÇK-së, kanë përfituar njerëz pa asnjë pikë merite dhe sot e rëndojnë edhe buxhetin e Kosovës, e dëmtojnë edhe moralin e luftëtarëve të UÇK-së. Kështu që ne kemi bashkëpunuar me ta, kur kemi dëgjuar se prokurori Blakaj ka dhënë dorëheqje për neve, ka qenë shqetësuese dhe arsyetimi që ka dhënë ai se ka qenë i kërcënuar është për ne dhe për secilin qytetar shqetësues”, ka thënë Qeriqi.

Sipas Qeriqit, numri i madh i veteranëve që kundërligjshëm kanë fituar statusin, e kanë dëmtuar shumë imazhin e luftëtarit të vërtet.

“Imazhin e luftëtarit e ka dëmtuar shumë, sidomos komisionin qeveritar pasi ai e ka nxjerrë këtë numër, është dëmtuar shumë. Ne kemi shpresuar në prokurorinë e shtetit, mirëpo, pas këtyre deklaratave të prokurorit Blakaj dhe dorëheqjes së tij ma e kemi humbur besimin tek ky institucion se do të zbardhë një të vërtetë dhe do t’i pastroj këto lista”, ka thënë ai

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?