​Vuçiq në Mitrovicë: Duhet të bëjmë marrëveshje me shqiptarët

​Vuçiq në Mitrovicë: Duhet të bëjmë marrëveshje me shqiptarët

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq në një fjalim të gjatë para serbëve të mbledhur në sheshin “Shumadia” në veri të Mitrovicës ka thënë se ka ardhur këtu që ta thotë të vërtetën. “Kam ardhur të tregoj të vërtetën për situatën e vështirë sepse të hesht nuk mund as nuk guxoj”. “Me javë e muaj po […]

“Kam ardhur të tregoj të vërtetën për situatën e vështirë sepse të hesht nuk mund as nuk guxoj”.

“Me javë e muaj po përsërisin se si dikush është përgatitur që të pranojë pavarësinë e Kosovës, unë këtu iu them të gjithëve se kjo është rrenë dhe nuk do të ndodhë.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të ndryshojë kufijtë vetëm të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Dua që ju t’i gëzoni të gjitha të drejtat që u takojnë. Dua të drejtën e juve për jetë, punë dhe liri të lëvizjes. Për këto të drejta do të bëjmë kompromise”, ka thënë Vuçiq.

presidenti i Serbisë ka thënë se ideja e tij është që Serbia ta ruajnë popullin e saj, tokën dhe institucionet, ta ruajë paqen dhe do të tentojë që të krijojë ura miqësie me shqiptarët.

“Duhet të jetojmë bashkë, pranë njëri-tjetrit. Duhet të merremi vesh.  Në një të ardhme duhet të arrijmë marrëveshje me shqiptarët. Nuk do të jenë lehta as për ata as për neve. Por duhet të kemi më shumë fëmijë edhe të atyre dhe tanët që do të jetojnë këtu”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se puna e tij nuk është “Kosova pa shqiptarë” e as pa serbë dhe puna e tij është në këtë e jo “në Serbinë qiellore”.

“Për këtë qiell veq kemi djegur dhe thyer kokat. Për këtë sot flas për realitetin dhe nuk këndoj këngë të luftërave. Premtoj se askujt nuk do t’i lejojmë që armët t’i përdorin kundër nesh”, tha Vuçiq.

Gjatë fjalimit Vuçiq ka thënë sedhe ish presidenti i ish Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq ka qenë lider i madh serb, por dëshirat e Serbisë në atë kohë nuk kanë qenë reale dhe Serbia nuk e ka kuptuar se nuk është vetëm në këtë botë  dhe se pa botën nuk mundet dhe për këtë ka paguar çmim.

“Para 30 vitesh qindra-mijëra njerëz, ishin mbledhur që ta dëgjojnë fjalimin e Millosheviqit.

Këndoi populli unë me besim dhe krenari ‘Kush gënjen dhe kush thotë se Serbia është e vogël” duke shtuar se pas kësaj Serbinë e pritën tri luftëra dhe se serbët u vranë në Knin Sarajevë dhe Prishtinë, dhe se sot në Knin fluturojnë “shahistët”, në Sarajevë numri i serbëve është përgjysmuar ndërsa në Prishtinë jetojnë vetëm disa serbë.

Vuqiq ka thënë se Serbia sot mund të zgjedh rrugën e saj, rrugën për Evropë, por mundet edhe qartë t’u thotë të gjithë se nuk do në NATO./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?