​UP ngjitet për 2.500 vende në rangimin global të universiteteve

​UP ngjitet për 2.500 vende në rangimin global të universiteteve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sërish ka treguar progres të rëndësishëm në rangimin global të universiteteve dhe kolegjeve të Webometrics. Në këtë rangim, të cilit i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota, Universiteti publik me i rëndësishëm i Kosovës për një kohë relativisht të shkurtër ka lëvizur në pjesën më të lartë […]

Në këtë rangim, të cilit i nënshtrohen më tepër se 12.000 universitete nga mbarë bota, Universiteti publik me i rëndësishëm i Kosovës për një kohë relativisht të shkurtër ka lëvizur në pjesën më të lartë të renditjes së universiteteve botërore.

Katër vite më parë Universiteti i Prishtinës zinte vendin e 4,937 në këtë ranglistë, ndërkaq këtë vit UP-ja u ngjit në pozicionin e 2,429.

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, e sheh këtë lëvizje pozitive në rangimin e Webometrics si rezultat të reformave të fundit në këtë institucion.

“Edhe pse UP-ja ka shumë punë derisa të mund të konsiderohet si njëri ndër më të mirët në botë, është kënaqësi të shohësh këtë progres, i cili konfirmon përpjekjet tona për reforma në vitet e fundit,” tha ai.

Një reformë e rëndësishme të cilës UP-ja ia atribuon ngritjen në këtë rangim është zhvillimi i sistemit hulumtues të bazuar kryesisht në praktikat e universiteteve publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një ndihmesë të madhe në këtë drejtim e ka dhënë Programi i Transformimit të Lidershipit – Bursave dhe Partneriteteve – projekt i përbashkët i USAID-it dhe Qeverisë së Kosovës.

Sikurse në pothuajse të gjitha universitetet amerikane, UP-ja tani ka themeluar dhe funksionalizuar Zyrën për Projekte dhe Programe të Sponsorizuara (ZKPS), e cila e ka për detyrë që t’i mbështetë hulumtuesit në përpjekjet e tyre për të fituar grante dhe në menaxhim të fondeve për hulumtime shkencore nga jashtë.

Ngritja e hulumtimit shkencor në nivel të njësive akademike ndikon drejtpërdrejt në rangimin e UP-së jo vetëm në Webometrics, por edhe në ranglista të tjera të universiteteve.

Webometrics në mënyrë unike përdor analizimet e linqeve, të cilat ata citojnë për të ofruar një vlerësim më kualitativ, i cili konsiderohet si mjet më i fuqishëm sesa analiza e citimit ose anketat globale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?