​Thirrje për kujdes të shtuar në trafik për shkak të fillimit të vitit shkollor

​Thirrje për kujdes të shtuar në trafik për shkak të fillimit të vitit shkollor

Gjatë periudhës janar-korrik 2018 në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 3.434 aksidente me lëndime duke mbetur të lënduar 6833 persona. Ndërsa më shumë se 5 mijë aksidente trafiku përfunduan vetëm me dëme materiale. Megjithatë edhe pse shifër e lartë e numrit të aksidenteve dhe të lënduarve në trafik, gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 67 qytetarë si […]

Ndërsa më shumë se 5 mijë aksidente trafiku përfunduan vetëm me dëme materiale. Megjithatë edhe pse shifër e lartë e numrit të aksidenteve dhe të lënduarve në trafik, gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 67 qytetarë si pasojë e aksidenteve në rrugë.

Si pasojë e kësaj, Tempulli, ka bërë sot thirrje për kujdes të shtuar në trafik si pasojë e shtimit të numrit të nxënësve në rrugë si pasojë e nisjes së vitit të ri shkollor.

“Duke pasur parasysh rrezikshmërinë e lartë në trafik, aksidentet e kësaj vere, por edhe fillimin e vitit shkollor ku trafiku bëhet më i dendur dhe rrjedhimisht edhe më i pasigurt për fëmijët, sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së bashku me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara Teknike Tempulli, Forumin e Kosovës për Siguri në Rrugë dhe Asociacionin Kosovar të Motorizimit AMRKS, ju bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrëseve në trafik për shtimin e kujdesit gjatë lëvizjes në rrugë. Kjo thirrje për rritjen e sigurisë në rrugë, ju drejtohet të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të janë vigjilentë dhe të veprojnë duke respektuar në plotni rregullat dhe shenjat e trafikut. Në mjedise shkollash, të shtohet kujdesi në mënyrë që të rritet siguria për fëmijët gjatë rrugës nga shtëpia në shkollë dhe anasjellas”, thuhet në thirrjen e kolegjit Tempulli, dërguar mediave.

Nga fëmijët ndërkaq ky kolegj kërkon të kenë kujdes dhe vëmendje e shtuar gjatë kalimit të rrugës dhe lëvizjes së tyre në grupe.

“Meqenëse ende mungon edukimi i mirëfilltë i fëmijëve për sjellje të duhur në trafik, ekspertët e këtyre institucioneve në bazë të hulumtimeve të deritashme të zhvilluara me nxënës në shkollat e vendit lidhur me sigurinë e lëvizjes të fëmijëve në rrugë, japin disa udhëzime dhe rekomandime me masa konkrete për prindërit dhe fëmijët në prag të fillimit të vitit të ri shkollor”.

Tempulli ka renditur udhëzimet si më poshtë:

ð Udhëzohen prindërit që gjithmonë të shoqërojnë fëmijët nën moshën 10 vjeçare nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas, përveç kur shkolla gjendet fare në afërsi dhe fëmijët nuk kanë për të kaluar asnjë rrugë.

ð Prindërit dhe mësuesit duhet të sigurohen se fëmijët e tyre i njohin rregullat e lëvizjes të sigurt në rrugë dhe të sigurohen se ata i njohin shenjat e trafikut që u përkasin atyre.

ð Shoqërimi i fëmijëve nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjellas duhet të bëhet përderisa prindërit të sigurohen se fëmijët e njohin mjaftueshëm rrugën dhe i praktikojnë në tërësi udhëzimet duke lëvizur të sigurtë.

ð Prindërit dhe mësuesit duhet t’i udhëzojnë fëmijët që të përdorin të njëjtën rrugë çdo ditë dhe të shmangin shkurtesat dhe kryqëzimet e panevojshme, parkingjet, etj.

ð Fëmijët duhet të kanë veshje komode për të lëvizur lirshëm (jo veshje që kufizojnë lëvizjen e tyre). Mundësisht fëmijëve të ju vendosen në çanta ose në veshje të jashtme të trupit shirita fluoreshentë (shndritshme) për tu vërejtur më lehtë nga pjesëmarrësit tjerë në trafik.

ð Udhëzoni dhe mësoni fëmijët që mos të lëvizin në rrugë ndërmjet automjeteve të parkuara, vend punishteve ose pengesave tjera në rrugë.

ð Udhëzohen prindërit që të marrin nga mësuesit ose kujdestarët orarin e saktë të fillimit dhe mbarimit të mësimit dhe për çdo ditë të monitorojnë kohën dhe sigurinë e lëvizjes së fëmijëve.

ð Gjithmonë udhëzoni dhe mësoni fëmijët se gjatë kalimit të rrugës patjetër duhet shikuar në të dyja anët e rrugës para se të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Të mos kalojnë rrugën edhe kur në semafor kanë shenjën e ndezur për kalim të lirë, pa i shikuar sërish të dy anët e rrugës dhe pasi të sigurohen atëherë të kalojnë në anën tjetër të rrugës.

ð Fëmijët duhet të udhëzohen dhe mësohen të mos ndalojnë rrugës dhe nëse ata ndihen të pasigurt të kërkojnë ndihmë nga të rriturit.

ð Prindërit të sigurohen që transportimi i fëmijëve te tyre, nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas të bëhet në mënyrë të rregullt dhe të sigurt nga kombibusët e licencuar dhe mjetet tjera motorike. Fare në fund, luten të gjithë prindërit që të mos bllokojnë me automjetet e tyre hyrje-daljet e shkollave kur ata shkojnë për të shoqëruar fëmijët. Udhëzohen prindërit që automjetet e tyre t’i parkojnë më larg shkollës dhe të ecin deri te shkolla, në të kundërtën përveç që vazhdimisht bllokojnë rrugët në afërsi të shkollave ata pa dashje rrezikojnë edhe sigurinë e nxënësve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?