​Thaçi në Maqedoni tregon se kush do të përfitojë nga marrëveshja në Bruksel

​Thaçi në Maqedoni tregon se kush do të përfitojë nga marrëveshja në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ripërsëriti sot se çdo marrëveshje që arrihet në Bruksel me palën serbe do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit. Ai në një status në Facebook u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit për emrin, duke thënë se e ardhmja e rajonit tonë […]

Ai në një status në Facebook u bën thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro referendumit për emrin, duke thënë se e ardhmja e rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian.

Postimi i plotë:

I tërë Ballkani Perëndimor i ka shtuar përpjekjet për forcimin e paqes, stabilitetit dhe perspektives euroatlantike.

Edhe sot në takime me liderët institucionalë e politikë në Maqedoni biseduam për të ardhmen e përbashkët evropiane. Kosova dhe Maqedonia po bëjnë hapa të rëndësishëm të bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë. Autostrada Prishtinë – Shkup është duke shkuar drejt përfundimit në pjesën e Kosovës, kurse së shpejti pritet të nisin punimet edhe prej kufirit në drejtim të Shkupit.

Si liderë institucionalë dhe politikë, e kemi për obligim që të punojmë më shumë për vendin, se për momentumet populiste apo elektorale, prandaj lidershipin në Maqedoni e inkurajova për vendimin e drejtë për marrëveshjen me Greqinë. Prej tyre mora përkrahje edhe për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe i sigurova se çdo marrëveshje që arrijmë në Bruksel do të jetë në interes të vendeve tona dhe tërë rajonit.

Në emër të Republikës së Kosovës, si një vend fqinjë me Maqedoninë, i ftova të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të votojnë pro referendumit dhe të kontribuojnë për të ardhmen evropiane. E ardhmja e Kosovës, e Maqedonisë dhe tërë rajonit tonë është në NATO dhe Bashkim Evropian. HTH

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?