​Kuvendi kërkon sqarime për zvarritjen e punimeve në rrugën Podujevë -Prishtinë

​Kuvendi kërkon sqarime për zvarritjen e punimeve në rrugën Podujevë -Prishtinë

Kuvendi i Komunës së Podujevës ka mbajtur sot mbledhje të jashtëzakonshme ku ka diskutuar për zvarritjen e punimeve në zgjerimin e rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë. Iniciuesi i mbledhjes së jashtëzakonshme, këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbër Blaku, falënderoi të gjitha grupet politike në Kuvend për mbështetjen e dhënë dhe kërkoi që kjo temë […]

Iniciuesi i mbledhjes së jashtëzakonshme, këshilltari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbër Blaku, falënderoi të gjitha grupet politike në Kuvend për mbështetjen e dhënë dhe kërkoi që kjo temë të trajtohet përtej interesave politike e partiake.

Këshilltari Blaku kërkoi që në kuadër të kësaj iniciative të krijohet një grup nga Kuvendi, i cili do të takohet me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, për të diskutuar në lidhje me vonesat në punime dhe për ta kërkuar planin dinamik të projektit.

Shefi i Grupit të këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avni Fetahu, mbështeti debatin për çështjen e vonesave në kryerjen e punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë dhe kërkoi nga ekzekutivi komunal të tregojë nëse ka ndonjë informacion në lidhje me këtë projekt dhe atë ta paraqes në Kuvend.

Ndërsa shefi i Grupit të këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, tha se vonesat në punimet për ndërtimin e kësaj rruge janë tregues i asaj se si trajtohet kjo pjesë nga qeveritë. Ai kundërshtoi propozimin për formimin e një komisioni për t’u marrë me këtë çështje, duke konsideruar se protesta do të ishte forma e vetme për adresim.

Në emër të PDK-së shefi i Grupit të këshilltarëve, Rafet Llapashtica, tha se mbështesin çdo nismë institucionale që ndikon në rritjen e dinamikës së punimeve në këtë rrugë, e cila po paraqet shumë probleme për qytetarët e Podujevës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?