Dy reperet e njohura rrahen keq mes vete

Yjet e muzikës, Nicki Minaj dhe Cardi B, u përfshinë në një përleshje fizike në natën së premtes gjatë një ngjarje të modës në New York. Cardi B madje mori disa shenja në kokë pas përleshjes me Minaj. Një person që foli rreth incidentit në kushte anonimiteti tha se Minaj ishte duke përfunduar një bisedë […]
Një person që foli rreth incidentit në kushte anonimiteti tha se Minaj ishte duke përfunduar një bisedë me dikë kur Cardi B u përpoq ta sulmonte, por rojet e Minaj ndërhynë.
Cardi B thuhet se hodhi një nga këpucët e saj në Minaj. Një tjetër video tregon si ajo u shoqërua jashtë nga rojet e sigurimit.
Cardi B, e veshur me një fustan voluminoz të kuq Dolce & Gabanna, u pa duke e lënë ndejën me atë që dukej një përplasje në kokën e saj. Ajo ishte po ashtu e zbathur.
Ajo dhe Minaj kanë qenë rivalë pasi Cardi B filloi të arrinte sukses të madh gjatë vitit të kaluar.
Në një post në Instagram, Cardi B nuk e thirri Minajn me emër, por aludoi në luftë dhe tha se ajo u shkaktua për shkak se aftësitë e saj si nënë ishin duke u dëmtuar. Ajo dhe reperi Offset kanë së bashku një vajzë.
Minaj ende nuk ka komentuar incidentin.












