Drejtori i policisë në takim me ambasadorin Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, së bashku me zyrtarë të lartë të ICITAP-it, u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj. Shefi i policisë në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin amerikan për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së […]
Shefi i policisë në shenjë mirënjohje për bashkëpunimin e ndërsjellët, e falënderoi ambasadorin amerikan për vizitën e tij dhe njëkohësisht e njoftoi për angazhimet e PK-së dhe synimet drejt përmbushjes së detyrave dhe obligimeve të saja ligjore, në të mirë të sigurisë dhe rendit në Kosovë.
Gjatë takimit ndër të tjera, Qalaj potencoi se Policia është mirë e përgatitur dhe e angazhuar në ofrimin e sigurisë në vend dhe në luftën kundër krimit të organizuar, si dhe njëkohësisht veçoi se do të vazhdohet me rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të Policisë së Kosovës.
Nga ana e tij, Delawie e përgëzoi drejtuesin e ri të PK-së për përzgjedhjen e tij në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm, duke i uruar suksese në punën e tij.
I dërguari i Washingtonit në Kosovë konfirmoi mbështetjen e mëtutjeshme të Ambasadës Amerikane për këtë institucion të sigurisë, në fusha të ndryshme e në veçanti në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.












