Dodik: Pacolli, armik i popullit serb

Dodik: Pacolli, armik i popullit serb

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se Serbia nuk ndërhyri në ardhjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli në Banja Lluka, ndërsa sipas presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, ardhja e tij ishte e papranueshme, pasi Pacolli është “armik i popullit serb”. Daçiq shtoi se askush nuk pyeti Serbinë për ftesën […]

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha sot se Serbia nuk ndërhyri në ardhjen e ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli në Banja Lluka, ndërsa sipas presidentit të Republikës Serbe, Millorad Dodik, ardhja e tij ishte e papranueshme, pasi Pacolli është “armik i popullit serb”.

Daçiq shtoi se askush nuk pyeti Serbinë për ftesën e Pacollit për një takim të krerëve të diplomatëve të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

“Vazhdimisht ankohet se Bosnja nuk i lëshon vizën. Duhet ta ketë të qartë se Bosnja nuk do ta njohë Kosovën, pasi Serbia nuk e njeh”, tha ai.

Ndërsa Dodik tha se Pacolli është armik i popullit serb dhe i vjen mirë që ai nuk ka ardhur.

“E ka ditur se mund ta prekin gjëra të pakëndshme. Ai nuk mund të vijë këtu për të na provokuar”, tha ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, anuloi pjesëmarrjen në një samit në Banja Llukë të Bosnjës pas paralajmërimeve të presidentit të Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, se nuk është i mirëpritur në këtë qytet. Në një deklaratë të lëshuar të hënën në mbrëmje, Pacolli i quajti “kërcënime” deklaratat e Dodikut.

“Me politikan si Dodik rajoni nuk mund të ecën përpara. Gjuha kërcënuese e Dodikut na kujton një të kaluar të afërt të politikanëve radikal, si ky vet dhe pasojat e këtyre kërcënimeve. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar drejt bashkëpunimit rajonal, ndërsa ftoj zyrtarët e BE-së, sidomos ata në Komisionin Evropian që të mos heshtin ndaj këtyre fenomeneve”, pati deklaruar ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?