Djali i Thaçit ia kthen Kurtit: Po e pres çikën tënde

Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha ‘tash ka mbetur vec edhe qe djali i Thaçit të martohet me çikën e Vuçiqit’. Për këtë ka reaguar, Endriti, djali i presidentit Thaçi. “Falemnderit për ofertën tëndë Albin. Kam durim që ta pres çikën […]
Djali i presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili tha ‘tash ka mbetur vec edhe qe djali i Thaçit të martohet me çikën e Vuçiqit’.
Për këtë ka reaguar, Endriti, djali i presidentit Thaçi.
“Falemnderit për ofertën tëndë Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem…”, ka shkruar djali i presidentit.
“E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviqi nga Vlladimiri”, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti.
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.
Kurti bëri një krahasim të kohës së sotme me mesjetën, duke thënë se dy ‘mbretërit’, Thaçi dhe Vuqiq po e konsiderojnë tokën si private dhe po shtypin popullin.
Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthehemi taman sikur në mesjetë.
“Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin. Thaçi dhe Vuçiq po e trajtojnë shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private.
“Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mësjetë. Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, ka thënë Kurti.













