Ditën e Xhuma, xhamitë e Kosovës do t’ia dedikojnë mbrojtjes së mjedisit

Në ditën e premte, nëpër Xhamitë e Kosovës do të bëhet thirrje për pastrimin e vendit në ditën e shtunë. Ky vendim është marrë në një mbledhje ku u diskutua për mbrojtjen e mjedisit. Myftiu Naim Tërnava ka thënë se e përkrahin këtë iniciativë pasi pastërtia është njëri prej virtyteve më të mëdha të fesë […]
Në ditën e premte, nëpër Xhamitë e Kosovës do të bëhet thirrje për pastrimin e vendit në ditën e shtunë.
Ky vendim është marrë në një mbledhje ku u diskutua për mbrojtjen e mjedisit.
Myftiu Naim Tërnava ka thënë se e përkrahin këtë iniciativë pasi pastërtia është njëri prej virtyteve më të mëdha të fesë islame.
Të njëjtën thirrje e bëri edhe Ushtrues i Detyrës në Ministrin e Mjedisit.
Ndërsa Luan Hasanaj nga Let’s do it Kosova i bëri thirrje edhe bashkësive të tjera fetare për të bashkëpunuar në iniciativa të tilla.












