Dëshmitari: American School of Kosova përfitoi jashtëligjshëm

Dëshmitari: American School of Kosova përfitoi jashtëligjshëm

Punëtori i Pallatit të Rinisë, Besim Zeka, në seancën e së martës, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka thënë se ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Bajram Uka, kishte keqpërdorur detyrën zyrtare. Uka po akuzohet se e kishe lejuar shkollën amerikane, përkatësisht pronarin e saj ta shfrytëzojë amfiteatrin në sipërfaqe […]

Uka po akuzohet se e kishe lejuar shkollën amerikane, përkatësisht pronarin e saj ta shfrytëzojë amfiteatrin në sipërfaqe prej 483 m2, e cila nuk ka qenë në ofertë publike që të lëshohet me qira.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Dulina Hamiti, Zeka tha se gjatë viteve 2006-2009 kishte qenë udhëheqës i sektorit të parkingjeve, pastaj i akuzuari Uka ia kishte ndërruar pozitën në asistent të referentit të sportit, pozitë të cilën e mban edhe sot.

Ai tha se për tetë vjet, derisa kishte qenë anëtar i bordit ishte në rrjedha të gjendjes së Pallatit të Rinisë, si dhe për keqpërdorim që ishin bërë gjatë kohës sa i akuzuari Uka kishte qenë ushtrues detyre i drejtorit të këtij pallati.

“Kam qenë anëtar i bordit për 8 vite, isha në dijeni për gjendjen apo situatën në Pallat të Rinisë. Unë vet e kam denoncuar rastin, qysh nga viti 2008-2009 ku edhe publikisht e kam denoncuar të akuzuarin për keqpërdorime të tilla, dhe kam pritur nga prokuroria të më ftojë të jap deklaratë, por unë asnjëherë nuk kam pranuar ftesë nga prokuroria, sot pas një dekade jam në gjykatë për këtë rast”, tha Zeka.

Në lidhje me hapësirën e Pallatit të Rinisë që i është dhënë në shfrytëzim shkollës amerikane, “American School of Kosova”, e cila është objekt i kësaj aktakuze, dëshmitari tha se ky amfiteatër pa ofertë publike i ishte dhënë në shfrytëzim ASK-së, nga ia akuzuari Uka, hapësirë të cilën sipas dëshmitarit, ASK-ja e shfrytëzon akoma.

“Amfiteatri nuk ka qenë në ofertë publike, jo që i është dhënë në shfrytëzim në atë kohë, por edhe tani shfrytëzohet, ne nuk kemi qasje fare në atë objekt”, tha ai.

Sipas tij, hapësira e Pallatit të Rinisë të cilën e shfrytëzon ASK-ja, nuk ishte e përfshirë në ofertë publike, pasi sipas dëshmitari, edhe oferta kishte qenë e dyshimtë.

“Vet ofertë ka qenë e dyshimtë sepse kur ka ofertu AKS-ja, i akuzuari Uka së bashku me Sherif Nishliun i kanë gjetë dy kompani tjera për me ba ofertën, ku njëra ka qenë kafeja “Monaco”, e tjetra ka qenë firma e gruas së Bajram Ukës, NTP “Arditi”, në Pallat të Rinisë e cila nuk ka qenë asnjëherë aktive.

Kështu që ka fituar shkolla amerikane me një shumë simbolike e cila ka qenë çdoherë e dyshimtë” tha dëshmitari.Nder të tjerash, dëshmitari tha se ka pasur raste kur edhe procesverbalet e mbledhjes së bordit nuk i kishte nënshkruar pasi sipas tij, përmbajtja e tyre ishte ndryshuar.

“Shumicën e rasteve i kam nënshkruar procesverbalet, por ka pasur raste që nuk i kam nënshkruar, pasi drejtori me referentin e kanë ndryshuar përmbajtjen e procesverbalit të mbledhjes”, tha ai.

Në pyetjen e të akuzuarit Uka se a i kujtohet dëshmitarit se me 10 prill 2007, në mbledhjen e bordit vet ai kishte propozuar që i akuzuari Uka të zgjidhet drejtor i Pallatit të Rinisë dhe se e kishte lavdëruar edhe punën e tij, dëshmitari ka thënë se kjo ishte e vërtet, por sipas tij, keqpërdorimet kishin filluar pasi Uka ishte zgjedhur drejtor i Pallatit të Rinisë.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Shadije Gerguri e ballafaqoi dëshmitarin me deklaratën e dhënë në polici, ku kishte deklaruar për keqmenaxhimin brenda Pallatit të Rinisë si: dhënia e lokaleve me qira duke mos respektuar kriteret të cilat ishin të përcaktuara sipas rregullores së pallatit, dhënia e këtyre lokaleve me qira familjareve të drejtorit, si dhe palëve të treta duke përfituar për vete dhe duke i shkaktuar dem buxhetit të Pallatit të Rinisë, dhënia e pjesës së shkollës amerikane e cila sipas dëshmitarit ishte dhënë duke mos respektuar kontratën.

Dëshmitari tha se krejt ajo çfarë kishte deklaruar në atë deklaratë ishte e saktë.

Ai përmendi edhe një mbledhje të bordit në prill 2008, në të cilën mbledhje nuk ishte ftuar ai edhe pse kishte qenë anëtar i bordit, dhe që ishte marrë vendim që një kompanie t’i jepej hapësirën e parkingjeve për 5.000 euro.

“Sipas rrethanave që kam dëgjuar në mbledhjen e bordit ishte përmendur edhe Dino Hasanaj, për këtë arsye ishte vendosur ashtu”, tha dëshmitari.Ndërkaq seanca e radhës pritet të mbahet më 12 nëntor 2018, në ora 13:00.

Sipas aktakuzës, Bajram Uka në vazhdimësi nga viti 2006 e deri në vitin 2013, si person zyrtar, ushtrues detyre i Drejtorit të Pallatit të Rinisë, kishte tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke keqpërdorur pasurinë e Qeverisë së Kosovës, e cila pasuri ishte nën përkujdesen e tij.

Prokuroria pretendon se këtë e kishte bërë me qëllim që të përfitojë institucioni shkollor “American School of Kosova”.

Sipas prokurorisë, i pandehuri e kishe lejuar shkollën amerikane, përkatësisht pronarin e saj ta shfrytëzojë amfiteatrin në sipërfaqe prej 483 m2, sipërfaqe e cila nuk ka qenë në ofertë publike që të lëshohet me qira.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?